Lajmi i fundit

LIVE/ 'Opozita në Aksion', takim me demokratët e Lezhës

Kryeprokurori Llalla: Kemi prova të mjaftueshme për ngjarjen e Lezhës

Kryeprokurori Llalla: Kemi prova të mjaftueshme për ngjarjen e Lezhës

15:53, 25/06/2017
A+ Aa A-

Prokurori i Përgjithshëm Adriatik Llalla deklaroi sot se hetuesit kanë prova të mjaftueshme lidhur me incidentin që ndodhi në Lezhë, plagosjen e një anëtari të LSI-së.

Llalla e bëri këtë deklaratë nga Shkodra, ku ai zhvilloi një takim me prokuron dhe strukturat e posaçme të ngritura për problemet e procesit zgjedhor.

“Kemi grumbulluar prova të mjaftueshme për ngjarjen e Lezhës. Sa i përket situatës së përgjithshme, pavarësisht ngjarjeve të fundit, është e qetë. E rëndësishme është që qytetarët të votojnë të lirë dhe të ushtrojnë të drejtën e tyre ashtu siç edhe organet ligjzbatuese të jenë në gatishmëri dhe të kenë një sjellje korrekte.” 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shaba25/06/2017 16:15

Thirrje KQZ, Prokurorise se Pergjithshme, Policise se Shtetit, Presidentit te Republikes, Kryeministrit, Kryetarit te Parlamentit, Trupit Diplomatik, Misionit Nderkombetar te OSBE/ODIHR! Te gjitha partive politike shqiptare! Te mos njihen, te anulohen dhe te perseriten votimet ne te gjitha qendrat e votimit ku dyshohet, ka fakte apo ka patur te pakten nje incident qe cenon voten e lire! Te arrestohen dhe te denohen me ashpersine me ekstreme te ligjit te gjithe shkelesit e procesit zgjedhor me akuzen e krimit elektoral!

Shto koment

Denonco