Lajmi i fundit

Reagimi qytetar/ Sot protesta e opozitës para bashkisë

‘Mediat e tepsisë’/ Shpërthen hakmarrja në Tiranë, për dorën që Trump nuk ja dha Ramës

‘Mediat e tepsisë’/ Shpërthen hakmarrja në Tiranë, për dorën që Trump nuk ja dha Ramës

11:49, 26/05/2017
A+ Aa A-

Partia Socialiste dhe qeveria, disa muaj përpara samitit të NATO në Bruksel ku për herë do të merrte pjesë edhe presidenti i ri i SHBA, nisi një fushatë të fuqishme lobimi në Washington, vetëm për të realizuar një shtrëngim duarsh mes Ramës dhe Trump. U hodhën qindra mijë dollarë për një sukses sado të vogël ditën e djeshme i cili do të shuante kompleksin dhe paranojën e Edi Ramës në lidhje me Trump, pas deklaratave skandaloze që lëshoi ndaj tij gjatë fushatës presidenciale edhe në gjigantin mediatik amerikan CNN.

Por pavarësisht përpëlitjeve qesharake të Ramës në hollet e selisë së re të NATO, për t`ju afruar sado pak që të kishte mundësinë për të prekur dorën ose supin e presidentit të SHBA-së, “skema” dështoi. Dështoi edhe pse ky ishte një Samit teje informal, pikërisht i organizuar më së shumti për prezantimin e presidentit të ri të SHBA, me udhëheqësit e shteteve anëtare të NATO. Megjithatë paratë ishin paguar dhe duheshin justifikuar. Kështu u fut në lojë për opinioni publik shqiptarë një ish-kongresmen republikan, që tani punon për kompanitë e lotimit që ka pajtuar së fundmi qeveria Rama.

Bëhet fjalë për një lajm të shpërndarë nga Matt Gaetzz, i rizgjedhur kongresmen në SHBA dhe që morri pjesë në grupin që vizitoi vendet e Ballkanit këtë muaj, përfshi edhe Tiranën. Natën e qëndrimit në kryeqytetin shqiptarë ai u shkëput nga grupi i kongresmenëve të tjerë dhe u shëtit nëpër lokalet e natës nga Endri Fuga, me të cilin duket se e lidh edhe kompania e lobimit që ka pajtuar Rama në Washington.

Ai e përshëndeti dje “takimin Rama-Trump” dhe menjëherë pas kësaj “tepsia mediatike” e dirigjuar në Tiranë nga Endri Fuga shpërndau plot bujë, lajmin e shumëpritur. Në fakt ishte një “Fake news”.

Pas dekonspirimit të dështimit tw këtij “takimi historik” që nuk u krye kurrë, “mediat e tepsisë” së Ramës, sot kanë nisur një fushatë të parecedentë kundër presidentit të SHBA-së. Në të gjitha mediat e kontrolluara prej tij, që në pikë të mëngjesit kanë shpërthyer lajme për arrogancën e shfaqur nga ana e Trump gjatë takimit të djeshëm në selinë e NATO-, për dhëndrin e tij që po hetohet nga FBI-ja etj etj.

Kjo hakmarrje provincial në këtë cep të Ballkanit, për një dorë që nuk u shtrëngua është edhe më qesharake se vrapi i Ramës në hollet e selisë së NATO-s, për të prekur Trump apo qoftë edhe të kishte fatin të hante ndonjë të shtyrë, siç i ndodhi kryeministrit të Malit të Zi. Të paktën do të përbënte lajm. Por fatkeqësisht, për Shqipërinë në radhë të parë, kryeministri Rama u injorua keq. Madje, edhe nga kancelarja Merkel dhe udhëheqës më modestë të vendeve anëtarë të NATO…

SYRI.net

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

labi27/05/2017 20:47

tepsia e mu..

matei27/05/2017 13:38

niper te skenderbeut .Kur hamza kastrioti tradhetoj gjergjin c pritet nga shqiptaret e sotem per kryeministrin e tyre .POPULL DREDHARAK Qeveria eshte pasqyra jon si popull fiala e urte thot c popull je ate qeveri ke Prandaj futiani kush mund kujt...... kuptuat,,,

Toni 27/05/2017 10:21

Ju te syrit shifni salen e lirine qe vdiste per foto pa rama as e rruan fare nga kto idiotsira jeni njezer me komplekse, helbete jeni komunistat e rinj te saliut

Edlir Rameta27/05/2017 10:03

Edveri edvin rama kishte kohe qe perpiqesh te pakten ti jepte doren Trapit,Edveri ka shpenzuar shuma maramendse qe Trapi ta fali,po Trapi ka inat kecisti dhe inat shqipetari.,besojini dhe kete se eshte mess e vertete,.Rama eshte prishur me keshilltarin e tij Tony Blair per kete arsye,rama I ka kerkuar Tony Blair qe ky I fundit me influencat e tij te kerkonte falje ne emer te rames trapit,por Blair pasi e ka provuar te pajtoje ramen me trapin dhe ka deshtuar I ka thene edverit se eshte e pamundur kjo gje te ndodhe,I menjehershem ka qene pergjigja e rames Ku ka prishur marveshjen me keshilltarin e tij Tony Blair. Dhe e fundit rama e di qe do dal I humbur be zgjedhje dhe beri kualicion me Lul bashen.,per te qene ne qeveri dhe per 4 vjet.

fotografi i trampit27/05/2017 03:51

RAMA DOLI NE FOTOGRAFI ME TRAMPIN POR FATKEQSISHT U DOGJ FILMI I FOTOGRAFIS DHE KESHTU FOTOGRAFIA NUK DOLI NE PUBLIK HEREN TJETER DO TREGOHET ME SHUME KUJDES DHE FOTOGRAFIA DO DALI NE PUBLIKE POR PRAP RAMA NUK DOLI BOSH DOLI NE FOTOGRAFI ME CIPRASIN DHE VELLAN E MATHE ERDOGAN NGA KY I FUNDIT PO MER KESHILLA SE SI TE BEHET PRESIDENTE PASI TE PLOTESOJ 8 VJET KRYEMINISTER

Qytetar26/05/2017 21:58

Mire ja bene Zorraxhiut Rama tani e disave qe ju dhimska kryekari i qeverise se Hashashit.Te presi se ska pa gje akoma e suksese ne jete.

Sas26/05/2017 16:07

Edhe te qenit qesharak duhet te kete nji limit qe ju s'e njihkeni. Ne fund eshte kryeministri juaj dhe imi dicka, o shqiptar!

Musha26/05/2017 15:03

Po mire me cmimet lobiste,e dime qe paguhen me mijera dollare..per te shtrenguar Rama dioren e Trump? Po per ti shtrenguar Rama (bolet)..Trup-it Sa miljona do duheshin???

marjani26/05/2017 14:51

Duket te jete shume e tepruar te thuhet qe presidenti USA te jete hakmarres ne kete nivel! Kjo me shume eshte nje ngjarje qe fillon e mbaron te Rama, si lider global!!! Ky po pret nje sinjal nga pres. Trump, njesoj si femija kur e injoron prindi se ka bere faj!!! Fushata e z. Trump nuk e ka ndjere as eshte marre kurre me perbaltjen qe i beri Rama te CNN. Sepse nqs CNN eshte kanal i fuqishem boteror, krejt e kunderta mund te thuhet per Edi Ramen, qe ndjehet lider global!!!

sokoli26/05/2017 14:09

Edhe ju jeni si politikanet qe shkruani dhe jepni cfare te ju interesoje.

bilbil26/05/2017 13:48

Sa gëzim i MADH për shqiptarët! Nuk na do presidenti Tramp...

Konica26/05/2017 13:31

Mu me njoftoi dikush qe Rama e ka refuzue me ja dhane doren!Nuk po dihet arsyeja e vertete!

tifozi26/05/2017 13:26

atehere del qe rama ka pasur te drejte qe thoshte se nato eshte nate dhe futej ne cader dhe se Trump eshte turpi i njerezimit.

Iliri26/05/2017 12:35

A jeni ne vete ju qe hamendesoni

sokoli 26/05/2017 12:24

Edhe po se takoj u be nami !

Shaba26/05/2017 12:02

As Merkel dhe askush tjeter nuk e ndyu doren qe te prekte kelliren qe fshin qurret me dore. Turp! Turp! Te paguhen miliona dollare nga taksat tona per idiotin. U paguan miliona nga pensionet e pensionisteve, nga pagat e policeve dhe te mesuesve fukarenj per nje lajm te rreme!

Shto koment

Denonco