Luan Rama i përgjigjet Ruçit: As në Kavajë nuk do të ketë zgjedhje pa opozitën, e jo më në 18 Qershor

Luan Rama i përgjigjet Ruçit: As në Kavajë nuk do të ketë zgjedhje pa opozitën, e jo më në 18 Qershor

16:29, 28/03/2017
A+ Aa A-

Nënkryetari i LSI-së Luan Rama vazhdon të insistojë se pa opozitën nuk mund të ketë zgjedhje më 18 qershor, por as në zgjedhjet e pjesshme në Kavajë.

Në një prononcim për Vizion Plus, Luan Rama i është përgjigjur edhe kreut të grupit të PS Gramoz Ruçi i cili sot deklaroi se me apo pa LSI-në, PS-ja do të hyjë në zgjedhje në Kavajë por edhe në ato të përgjithshme në 18 qershor.

“Nuk e mendoj që ka në Shqipëri ndonjë njeri me logjikë arsyetimi racionale, që të mendojë që në 2017 Shqipëria mund të zhvillojë zgjedhje pa opozitën. Natyrisht ka një problem të madh, klasa politike në vend, sepse problemi më i madh është që është vrarë besimi, pra mungesa e besimit e krijon të gjithë këtë situatë, dhe është në përgjegjësinë e mazhorancës të demonstrojë konkretisht, hapa për të rikthyer besimin tek qytetarët në radhë të pare tek opozita, që zgjedhjet do të jenë në përputhje me standardet dhe do të garantojnë, jo vetëm shprehjen reale, por edhe leximin real të vullnetit të popullit. Shqiptarët duhet të ftohen në zgjedhje për të zgjedhur, jo thjesht për të votuar.

Në politikë unë mendoj se asnjëherë kurrë nuk duhet thënë kurrë. Gjithmonë ka hapësira ende të pashfrytëzuara për të gjetur zgjidhje dhe për të bërë zgjedhje shumë racionale në të mirë e interes të vendit. Ajo çfarë është e rëndësishme dhe që duhet të udhëheqë të gjithë qëndrimin politik dhe sjelljen politike është interesi i vendit. Çdo interes tjetër nuk mund të prevalojë mbi interesin e vendit dhe ju mos prisni që unë të them atë që nuk do ta thoja kurrë që, mazhoranca, qeverisja apo LSI-ja janë më të rëndësishëm se Shqipëria. Shqipëria ka nevojë për përgjegjshmëri dhe jo aventurë politike”, tha Luan Rama.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Pa emer29/03/2017 08:28

Lerni prrallat te gjithe njesoje jane keta mjere Shpipetaret per keta politikane hajdute Shqiperis i duhet te bojkotojene zgjedhjet deri kur te dale nje force pa keta politikaneqe kane vjdhe per 25 vjete pa pushim vetem per tu pasuruar vete te gjithe

Myteberri28/03/2017 21:14

Ruci e di akoma se eshte koha e Hoxhes (me gjithse ai eshte puro Enverist ) kerkon ti vere popullin ne rresht si ne ate kohe ,jo ore zotri jo se i ka hikur koha ati lloji avash avash po e nxirrni koken te gjithe ,po eshte e kote ju doli boja.

pa emer28/03/2017 20:25

A e keni marre vesh mesazhin e trampit dhe te merkelit ju gazetaret e bythes se car pergjigje ju dhane per cadrat pse nuk i publikoni apo nukju leverdis se jeni kot ne ket vend qe nuk do merrni asnje vote per sgjedhjet

ylli28/03/2017 19:08

Shoku Gramos me me ngadal hiqe vallen se.... do na rezohesh, bolle foli shokut .lartemadheri se keni pushtetin e jo shtetin. Po lini shije te hidhur me pa durimin tuaj Enverist !!

xhoni28/03/2017 18:07

un nuk kuptoj nga politika,po LSI, duhet me nderrua emrin nga lsi ne lash e li !

askushi28/03/2017 17:46

BRAVO' Z LUAN sepse dhe kur duhet te zgjedhim e beni ju dhe kur duhet te flasim ne prap e beni ju dhe kure duhet qe te na pyesni pergjigjen [PO] SIGURISHT QE DO TA JEPNI JU bravo mbajeni fort njeri tjetri si gjithmone ju dhe ne e meritojme te jemi ASKUSHI jo POPULLI

roshi28/03/2017 17:28

qendrim i drejte e parimor,por lsi eshte regjistruar ne kqz per zgjedhjet e 18 qershorit ne nje kohe kur opozita e konfirtmoi mospjesmarrjen ne keto zgjedhje me qeverine rama, a nuk ka ketu nje kundershti me ato qe thote,apo keto si gjithmone jane qendrime personale, dhe jo ne rang partie

Qytetar28/03/2017 17:07

Te lumte z Luan Rama i tregove Shokut ruçi se ky eshte sistemi i demokracise qe kerkuam dhe jo sistemi i Edverit .E qe ne zgjedhje shkojme per te zgjedhur e jo per te votuar ne rresht.

laduti28/03/2017 16:47

Bravo politikan me integritet. Kjo tregon qe edhe tek e majta ka njerez me mend qe vene interesin kombetar mbi ate partiak.

Shto koment

Denonco