Lajmi i fundit

LIVE/ 'Opozita në Aksion', takim me demokratët e Lezhës

VIDEO/ Lulzim Basha: Edi Rama, ti je i ikur!

VIDEO/ Lulzim Basha: Edi Rama, ti je i ikur!

11:49, 20/03/2017
A+ Aa A-

Kryetari i PD-së Lulzim Basha iu është drejtuar sot në veçanti të rinjve në gjithë vendi nga sheshi i protestës përpara Kryeministrisë. Ai i iu drejtua Kryeministrit me fjalët se "sjemi këtu për të të shpëtuar lëkurën, që të mos përfundosh si Duçja", duke i sjellë në kujtesë Ramës, thënien e pedagogut Aurel Plasari.

Basha theksoi: Edi Rama, je i ikur" dhe nënvizoi sërish rëndësinë faktin se protesta ishte më paqesorja dhe më demokratikja që ishte zhvilluar ndonjëherë në Shqipëri.

"Në këtë shesh, - tha Basha, - rinia e ka thënë fjalën  e saj. Jam i përulur dhe i frymëzuar të dëgjoj të rinjtë në këtë shesh të artikulojnë me bindje atdhetare dhe me mençuri të jashtëzakonshme për të mos e lënë më Shqipërinë kështu siç ka qënë.

Kur e themi ne, është provokim. Kur e thotë rinië, është betim dhe do të bëhet realitet. Këtë na e tregon historia jonë. Kur një shoqëri e tërë e kërrusur në izolim e shtypje, u ngrit në kënbë nga rinia që pa përtej territ të zymtë, agimin e një dielli të rid he shprese të re të lirisë dhe demokracisë.

Sot, në një Shqipëri të kërrusur nga pasha e krimit, drogës, varfërisë dhe krimit të bërë njësh me qeverinë, do të ishte e pamundur të çoheshim kështu, në këtë lëvizje që është më e madhe se PD-ja, nëse nuk do t’i printe rinia, shpresa e vendit.

Deri para 31 ditësh dhe nganjëherë e deri tani, ky shesh ishet prona e tyre, por tani e tutje do të jetë prona e rinisë shqiptare për liri e barazi e konkurencë të ndershme.

Ja si ka filluar tërhiqet politika e krimit dhe të të triumfojë shpresa. Republika e re është vendi ku pushtetarët ulin kokën para qytetarit. Repulika e garanton këtë perms një pushteti ligjor funksional dhe e garanton këtë përmes zgjedhjeve të lira dhe të ndershme.

Sa më takon mua, 1/3 e kandidatëve të PD në zgjedhjet e lira dhe të ndershme do të jeni ju të rinjtë e të rejat shqiptare. Asgjë nuk ju mungon.  Me këtë çiltërsi që keni demostruar, le ta dijë çdo shqiptar kudo se republika e re jo vetëm nuk do të ndalet por do të jetë realiteti i ri kudo ku frymon dhe flitet shqip.

Orën e parë të firmosjes së themelimit të republikës së re, në këtë shesh do të firmoset që në orën e para, anullimi i Ligjit për Arsimin e Lartë. Arsimi i ri publik do të jetë me tarifa të përballueshme.

Nuk e di sa kohë do të kemi në këtë çadër, shanset janë se nuk do të kemi dhe shumë, sepse e vejtra do të bjerë, korrupsioni do të dorëzohet dhe ajo që kemi këtu do të shpërndahet anekënd Shqipërisë si ëndrra më e bukur. Meritën e ka rinia shqiptare!

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

i deleguari20/03/2017 13:02

Zoti Basha,krimineli enverist Fatmir Xhafa u emerua minister rendi, njeheresh duke perbuzur dhe ofenduar zotimin tuaj ne emer te te perndjekurve dhe shqipetareve qe shpresojne tek demokracia! JU LUTEM ,OSE MATINI FJALET ,OSE DILINI PER ZOT!!!

roshi20/03/2017 12:58

basha duhet te organizoje nje tjeter 18 shkurt

Shto koment

Denonco