FOTO/ ‘Ja ftesa’, Mediu nxjerr blof Ramën dhe gazetarët e tij

FOTO/ ‘Ja ftesa’, Mediu nxjerr blof Ramën dhe gazetarët e tij

16:23, 23/01/2017
A+ Aa A-

Kreu i Partisë Republikane Fatmir Mediu ka bërë publike ftesën që ai kishte për ceremoninë e inaugurimit të presidencës së Donald Trump.

Siç duket ky reagim i Mediut ka ardhur për shkak të deklaratave që kanë bërë eksponentë të majtë, si dhe media që kontrollohet nga kryeministri Edi Rama, i cili nuk e ka përshëndetur ende Donald Trumpin si presidenti i ri i SHBA-së.

Ja çfarë shkruan Fatmir Mediu në Facebook:

Ja dhe ftesa dhe pse e di që prapë do vazhdoni të njëjtin avaz të sharjes dhe mashtrimit, për të bërë detyrën që ju kanë ngarkuar

1-Si mund të hynte njeri pa ftesë atje ku siguria ishte maksimale

2-Jo vetëm siguria ishte maksimale, por edhe çdo zonë ishte e përcaktuar

3-Kemi qenë të ftuar në mëngjes pune edhe me Newt Gingrich, këshilltar i Trump si dhe ish kryetar i Kongresit si dhe me ekipin e tranzicionit Ed Fullner, Beki Norton Dunlop, Stephen Moore, William Walt

4-Do të jemi përsëri në takime me miqtë tanë për të garantuar atë që i është rrëmbyer shqiptarëve, e drejta e lirisë së tyre, e drejta e votës.

    © SYRI.net

    Lexo edhe:

    Komentet

    Aurel24/01/2017 22:47

    A i the si e hodhe ne ere gerdecin

    andre23/01/2017 17:56

    ku eshte ftesa ktu, se spo shof gje, cesht kjo tese si bilet teatri, pa emer pa mbiemer

    Z. Dafku23/01/2017 17:35

    Duke takuat Njerze te njohur keta maskarej vjedhin populli.

    Shto koment

    Denonco