Pollo: Komisioni i Medias kërkesë për hetimin e pasurisë së kreut të AMA-s, PS nuk e firmos

Pollo: Komisioni i Medias kërkesë për hetimin e pasurisë së kreut të AMA-s, PS nuk e firmos

14:30, 23/01/2017
A+ Aa A-

Kryetari i Komisionit të Edukimit dhe Medias, Genc Pollo ka deklaruar se Komisioni do t’i dërgojë një kërkesë IDLKP-ë dhe Prokurorisë, në mënyrë që të nis një hetim mbi pasurinë e kryetarit të AMA-s Gentian Sala.

Sipas tij, Sala ka në çift të ardhura 17 mijë euro dhe për një vit në detyrë ka bërë 170 mijë euro, pra fiks 10 herë më shumë.

“Kjo gjë ka nevojë të sqarohet dhe ne nuk duam të ngrejmë akuza, por ne duam që kjo gjë çështje të hetohet. Dhe ne duam që IDKLP dhe Prokuroria ta hetojë, prandaj kërkuam që Komisioni si institucion t’i drejtohet IDKLP dhe Prokurorisë,” thotë Pollo.

Ai shton më tej se vetëm deputetët e majtë në komision nuk e kanë pranuar kërkesën.

 “Deputetët e PS ishin të vetmit që nuk e pranuan këtë kërkesë. Kjo është një çështje që do të diskutohet dhe në mbledhjen e nesërme. Unë shpresoj që ata të reflektojnë dhe nesër të firmosin kërkesën që, çështja e pasurisë të paligjshme të kryetarit të AMA-s Gentian Sala, të shqyrtohet,” thuhet në deklaratën e Pollos i cili i ka kërkuar edhe kryeministrit Rama që të prononcohet mbi rastin në fjalë.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco