Trump zyrtarisht President/ Ja sa delegatë kanë tradhëtuar dhe kë SHBA

Trump zyrtarisht President/ Ja sa delegatë kanë tradhëtuar dhe kë

22:11, 19/12/2016 Nga SHBA
A+ Aa A-

Donald Trump është zyrtarisht Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës pas votimeve edhe në Kolegj.

Ndërkohë që votimi vazhdon, deri tani Trumpin e kanë zgjedhur 270 delegatë, shifra e mjaftueshme për t’u zgjedhur President.

Ndërkohë, mësohet se dy delegatë kanë tradhtuar demokraten Hillary Clinton duke mos e votuar, njëri nga Maine që votoi për Sanders dhe tjetri nga Minesota.

Ky i fundit tentoi të votonte për Bernie Sanders, por u zëvendësua pasi ligji në Minesota nuk lejon “tradhëtinë”.

Kurse, Donald Trump nuk është tradhtuar nga asnjë prej delegatëve.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco