VIDEO/ Pas sulmit të ambasadorit për mosarrestimin e Balilit, Donald Lu i shkruan letër sekrete Ilir Metës

VIDEO/ Pas sulmit të ambasadorit për mosarrestimin e Balilit, Donald Lu i shkruan letër sekrete Ilir Metës

20:04, 14/12/2016
A+ Aa A-

Ambasadori Amerikan Donald Lu i ka dhënë sot një shuplakë të fortë politikës shqiptare, policisë së shtetit dhe prokurorisë, teksa përmendi emrin e Klemend Balilit, cili kërkohet për trafik droge. “Si mundet Shqipëria të jetë e besueshme kur nuk arrin të arrestojë Klemend Balilin”, tha Lu gjatë fjalës së tij në konferencën vjetore të Avokatit të Popullit.

Por në përfundim të fjalës, ambasadori amerikan zuri vend sërish në tryezë dhe nisi t’i shkruante diçka kryeparlamentarit Ilir Meta. Letrën ia ka dhënë vetë me dorë.

Meta pasi e lexoi bëri një shprehi në fytyrë, disi i çuditur, por ia aprovoi diplomatit amerikan. Më pas e grisi letrën copash, për të zhbërë çdo  gërmë, për të mos lënë asnjë gjurmë.

Nuk dihet se çfarë i ka shkruar Donald Lu Ilir Metës, por dyshohet se kishte të bënte pikërisht me Klemend Balilin, dosja e të cilit mbërriti nga Greqia në Ministrinë e Drejtësisë, e drejtuar nga Ylli Manjani.


 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco