Lajmi i fundit

SYRI DIGJITAL/ RAI 3 dhe skandalet e zbuluara të 'Organizatës Rama'

A është kjo një FOTO historike? Dita kur Xhorxh W. Bush tha: Është vendimi im, Kosova e pavarur

A është kjo një FOTO historike? Dita kur Xhorxh W. Bush tha: Është vendimi im, Kosova e pavarur

14:24, 18/02/2018
A+ Aa A-

Ishte 10 qershori i vitit 2007 kur Shqipërinë për herë të parë në historinë e saj do ta vizitonte një president Amerikan. Pikërisht Xhorxh w. Bush do të pritej në Tiranë nga Sali Berisha, kryeministër i kohës.

Dhe pikërisht në deklaratën për mediat me Sali Berishën, Bush do të shprehej se Kosova do të shpallte pavarësinë pasi ‘ky është vendim i im, Kosova do të jetë e pavarur’.

Dhe veç pak më shumë se 6 muaj më vonë, Kosova do të shpallte pavarësinë dhe SHBA do të ishte vendi i parë që e njohu shtetin e ri.

Edhe fotoja e mëposhtme është historike pikërisht për faktin se në Tiranë dhe në krah të Sali Berishës, SHBA e thanë botërisht se ‘Kosova është e pavarur’.

Image

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco