Rihapet Lotaria Amerikane, ja ç'duhet të bëjnë ata që kanë aplikuar deri tani. Data e mbylljes

Rihapet Lotaria Amerikane, ja ç'duhet të bëjnë ata që kanë aplikuar deri tani. Data e mbylljes

11:13, 16/10/2017
A+ Aa A-

"Për shkak të problemeve teknike, periudha e regjistrimit për Lotarinë DV-2019 do të rifillojë nga e para." - Kështu ka njoftuar sot Ambasada Amerikane në Tiranë, pas problemeve teknike që shfaqi aplikimi për Lotarinë. 

Sipas ambasadës, "të gjitha regjistrimet e bëra përpara datës 18 tetor 2017 do të duhet të ribëhen në mënyrë që të merren në konsideratë. Ne na vjen keq për shqetësimin e krijuar për aplikantët e vizave të shumëllojshmërisë.

Për të siguruar drejtësi dhe për të mbrojtur integritetin e procesit për të gjithë ata që janë të interesuar, ne duhet ta rifillojmë procesin e regjistrimit për këtë vit (DV-2019).

Periudha e re e regjistrimit për Lotarinë DV-2019 do të hapet të Mërkurën, 18 tetor 2017, në orën 18:00, ora lokale e Shqipërisë dhe mbyllet më 22 nëntor 2017, ora 17:00 ora lokale e Shqipërisë. Nëse keni ndonjë pyetje mbi regjistrimin, jeni të mirëpritur të na shkruani këtu. Udhëzimet e Lotarisë gjenden tek faqja e Ambasadës në: https://goo.gl/5SjV6h #AskAnna"

    © SYRI.net

    Lexo edhe:

    Komentet

    Shto koment

    Denonco