'U përballa me të gjitha format e presionit nga Briseida Shehaj për të firmosur pagesën' - Ja padia e vartësit që e çoi në prokurori, shefen

'U përballa me të gjitha format e presionit nga Briseida Shehaj për të firmosur pagesën' - Ja padia e vartësit që e çoi në prokurori, shefen

15:04, 02/12/2016
A+ Aa A-

Zbulohet misteri pse ish-Drejtoresha e Përgjithshme e Tatimeve, Briseida Shehaj,  është thirrur për 1 orë sot në Prokurorinë e Shkodrës. Ajo është thirrur për t’u pyetur për padinë që ka ngritur ndaj saj, një ish-vartës, Agron ramadani, ish-Drejtori i Drejtorise se Vleresimit te te Ardhurave dhe Kontabilitetit me 42 vjet karrierë.

Agron Ramadani thotë shprehimisht në letrën e tij publike arsyen pse ka bërë kallëzim penal ndaj Briseida Shehajt. Atij iu kërkua me presion prej saj të bënte një rimbursim të padrejtë prej 10.6 milionë lekësh për nipin e Drejtorit të Tatimeve të Shkodrës dhe, megjithëse ai e kundërshtoi rimbursimin, megjithëse e pushoi nga puna për hakmarrje, urdhërxhirimi për atë kompani ishte bërë!

Ja si shprehet Ramadani në letrën publike të atyre ditëve që mediat ia refuzuan ta publikonin:

Agron Ramadani: "Qartesoj opinionin publik dhe median se kallzimin penal nuk e bera kurre pse une u largova nga puna.

Nuk e bera ate menjehere pasi une kisha nderprere perfundimisht mardheniet e punes ne Tatime.

Ate e bera vetem pasi,  gjate nje seance gjygjesore ku gjykohej padia e ngritur kunder Vendimit te fundit te Komisionit Disiplinor te DPT-se,  une mesova se rimbursimi i pamerituar prej 10,6 milione leke, ishte xhiruar per llogari te subjektit me administrator nipin e Drejtorit te DRT Shkoder, pasi une nuk isha me Drejtor i DVAK-se!

Une jam koshient qe kjo ndermarrje e imja, mbase sfiduese ndaj korrupsionit ne organet e larta si fenomen dhe indiferences se shoqerise shqiptare ne postdiktature, do te jete i veshtire dhe me rrezik per mua e per familjaret e mi.  Megjithate, pavaresisht perballjes me forma te ndryshme kercenimi apo shantazhimi nga e keqja qe po perpelitet ne grahme, ju siguroj qe une nuk do te terhiqem nga te berit e detyres qytetare."

Deklarata e plote e Agron Ramadanit:

Me dt.16.06.2016,Gjykata e Shkalles Pare Shkoder rrezoi kerkesen e Prokurorise se Shkodres per mbajtjen me arrest ne burg te Drejtorit te DRT Shkoder, me kusht paraqitje.

Me disa komente çorientuese per publikun, te lançuara keto nga nje media lokale (per mua aspak profesionale, per mos te thene manipulative), thuhej se marre nga “burime te sigurta”, Prokuroria e Shkodres kishte nisur nje Procedim Penal ndaj Drejtorit te Drejtorise Rajonale te Tatimeve  Shkoder,” bazuar thjeshte nga nje “Kallezim” i bere prej nje ish-nepunesi te Tatimeve me inicialet AR, i cili po hakmerrej gjoja ndaj ish eprorit te tij te drejtperdrejte, pasi ai ishte larguar perfundimisht nga puna dhe pasi edhe me Vendim Gjykate,ai “kishte humbur te drejten e rikthimit ne detyre”!

Komentet vazhdonin (pak a shume) edhe me terheqje vemendje ndaj Organit te Akuzes, sepse me kete menyre veprimi, Prokuroria po cenonte moralisht dhe publikisht figurat publike!

Me ndjenjen e pergjegjesise qytetare dhe me kurajon qe duhet te karakterizoje cdo nepunes civil per zbatimin e ligjit deri ne fund, e ndjeva si obligim te dal publikisht dhe te sqaroj opinionin publik ne lidhje me te verteten ndryshe.

Personi me inicialet AR (te cilin keshtu e prezantoi media vizive), ai nepunesi i larguar nga sherbimi civil me dt. 20 mars 2015 me motivacionin “Mos zbatim urdheri”,jam une i quajturi Agron Ramadani,dikur ish-inspektor i Kontrollit Tatimor ne DRT Shkoder, ish- Drejtor i Drejtorise se Mbledhjes se Tatimeve, ish- Drejtor i Drejtorise se Kontrollit Tatimor dhe ne momentin e largimit nga sherbimi civil, Drejtor i Drejtorise se Vleresimit te te Ardhurave dhe Kontabilitetit.Une jam nje nepunes i shtetit dhe i sherbimit civil, me stazh pune ne administrate mbi 42 vjet.

Deshi fati qe pas 42 vitesh pervoje pune, solli Hysen Hysajn Drejtor Rajonal te Tatimeve dhe Briseda Shehajn Drejtoreshe e Pergjitheshme ne DPT, te cilet zbuluan ne nje afat kohor prej 6 muajsh te gjitha “difektet”e mia ne pune!

Me keqardhje, njoftoi opinjonin publik se  dje me dt.17.06.2016, une u paraqita prane TV Star Plus, media kjo e cila kishte permendur emrin tim(ndonse me iniciale), ku i kerkova te beje publik edhe versionin tim. Por ,megjithese ata pranuan dhe regjistruan me ze dhe figure deklaraten time, per aresye qe nuk kane nevoje fare per koment, Star Plus i beri bllok ketij lajmi.

Ne kete deklarate per median,do te perpiqem te mos demtoj procesin e hetimit,duke u kufizuar vetem ne shkaqet ligjore te cilat me detyronin ta bej kallzimin penal,sepse ndryshe,nje dite do te isha une i akuzuari per moskallzim krimi.

Ne paranteze, njoftoi publikun se une jam larguar nga puna,pikerisht sepse kam kundershtuar firmosjen e Urdher-Pageses per rimbursimin e pa merituar te subjektit ..., veprim qe vinte ne detyrim te nenit 43,pika 3 te Ligjit 152/2013 “Per Statusin e Nepunesit Civil”.

I bej me dije publikut,se une Drejtori i DVAK ne DRT Shkoder, per kete rast te dyshimte (per mua si specialist, rimbursim aspak i ligjshem), kam vene ne dieni qysh me dt. 02.05.2014 Drejtorin Rajonal, pasi kontrolli kishte miratuar nje vlere rimbursimi, teprice kreditore e paverifikuar sipas legjislacionit dhe kam pritur reagimin e tij.

I bej me dije publikut, se une Drejtori i DVAK ne DRT Shkoder, kam vene ne dieni ne lidhje me dyshimet e mia edhe Drejtoren e Kontrollit ne DPT, edhe Drejtoren e Pergjitheshme te Tatimeve. Kesaj te fundit i kam derguar informacion te zgjeruar me shkrim edhe per shkelje te tjera ligjore dhe fallsifikime te titullarit tim te drejteperdrejte dhe i kam kerkuar asaj urdher me shkrim, sic e kerkonte neni 43,pika 3 e ligjit te siperpermendur.

I bej me dije publikut qe,pasi kam vene ne dieni Drejtoren e Pergjitheshme te Tatimeve ne lidhje me dyshimet e mia per kete rimbursim te paligjshem dhe te tjera veprime anti ligjore te Drejtorit Rajonal, kane filluar edhe procedurat disiplinore ndaj meje,per largimin tim me cdo kusht nga puna.
 

I bej me dije publikut, qe jam perballur gjate me te gjitha format e presionit,si nga Titullari im i drejteperdrejte ashtu dhe nga Drejtoresha e Pergjitheshme e Tatimeve, per te me detyruar te firmos urdher pagesen,per nje rimbursim ,per te cilin une isha i bindur qe ishte i pajustifikuar ligjerisht.

Me daten 30.12.2014 jam kercenuar drejtperdrejte nga Titullarja me e larte e Tatimeve me largim nga puna, ne se une nuk e firmosja urdher-pagesen e ketij rimbursimi. (ndonse urdherin per firmosje te kerkuar nga ime, ajo refuzonte te ma jepte me shkrim,edhe pse e detyronte ligji 152/2013,saktesisht neni 43,pika 3).
 

I bej me dije publikut,qe ne keto rrethana shternguese ,une pranova si alternative largimin tim nga puna, vetem e vetem per te mos u bere ortak ne nje dhe me shume krime te tjera te paralajmeruara, me dem ekonomik per shtetin.

I bej me dije publikut se te drejten time per tu rikthyer ne detyre,nuk e kam humbur akoma, sepse gjygjet e mia vazhdojne ne shkallen e dyte te gjykimit.


Qartesoj opinionin publik dhe median ,se Kallzimin Penal nuk e bera kurre pse une u largova nga puna.Nuk e bera ate menjehere pasi une kisha nderprere perfundimisht mardheniet e punes ne Tatime. Ate e bera vetem pasi, gjate nje seance gjygjesore ku gjykohej padia e ngritur kunder Vendimit te fundit te Komisionit Disiplinor te DPT-se, ku une mesova se rimbursimi i pa merituar prej 10,6 miljon leke, ishte xhiruar per llogari te subjektit me administrator nipin e Drejtorit te DRT Shkoder,pasi une nuk isha me Drejtor i DVAK-se!


Ne mbyllje te kesaj deklarate,njoftoj opinionin publik se, kallzimin tim prane organit te akuzes e kam shoqeruar me prova te pakundershtueshme dhe e kam adresuar jo vetem kunder Drejtorit Rajonal te DRT Shkoder,por edhe kunder Drejtores se Kontrollit ne DPT edhe ndaj Drejtoreshes se Pergjitheshme te Tatimeve ne cilesine e bashkpunetoreve,per demin ekonomik te shkaktuar ndaj shtetit.

Une jam koshient qe kjo ndermarrje e imja, mbase sfiduese ndaj korrupsionit ne organet e larta si fenomen dhe indiferences se shoqerise shqiptare ne postdiktature ,do te jete i veshtire dhe me rrezik per mua e per familjaret e mi. Megjithate, pavaresisht perballjes me forma te ndryshme kercenimi apo shantazhimi nga e keqja qe po perpelitet ne grahme, ju siguroj qe une nuk do te terhiqem nga te berit e detyres qytetare.

I bej thirrje shtetit te marre te gjitha masat e sigurise se personit tim, te cilat ai i ka per detyre ndaj te gjithe shtetasve te tij.
Si nje qytetar i thjeshte i ketij vendi,i bej thirrje perfaqesive diplomatike perendimore me mision ne Shqiperi,te cilat jane vertete te interesuara per nje reforme per drejtesi ne kete vend,te ndjekin me vemendje vijimsine e ketij procesi penal,me qellim qe ne te ardhmen te dijne te mbeshtesin cdo individ te shoqerise shqiptare,i cili jep prova konkrete e jo fjale, se di te sillet si nje europian i vertete.

Ju faleminderit!
Agron Ramadani

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco