Mourinho e nis me humbje sezonin e ri, justifikohet me situatën

Mourinho e nis me humbje sezonin e ri, justifikohet me situatën

22:47, 13/09/2020

Tottenhami i Jose Mourinhos e nisi me humbje në shtëpi sezonin e ri të Premierligës.

Ishte Evertoni, i cili falë një goli të vetëm i shkaktoi humbjen ekipit të teknikut portugez, i cili pas ndeshjes deklaroi: “Nuk kam folur për lojtarë dembelë, por për presion dembel përpara ndeshjes.

Kjo situatë ka krijuar një çekuilibër të ekipit. Mund të them, megjithatë, se disa nga lojtarët e mi nuk janë në formë, sepse ata nuk kanë pasur mundësinë të për të kryer përgatitjen e verës. Ka të tjerë, megjithatë, të cilët kishin lloje të tjera vështirësish në para-sezon që i pengoi ata të punonin në mënyrën më të mirë. Urime kolegut tim Carlo Ancelotti".

 

 

 

 

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

>
Denonco