Kush ja humbi titullin Arsenalit?

Kush ja humbi titullin Arsenalit?

18:41, 21/05/2024

Tashmë edhe zyrtarisht, Manchester City është shpallur kampion i Premier League për sezonin 2023-2024, duke arritur që titullin ta sigurojë vetëm në xhiron e fundit.

Dita e diel ishte një maratonë ndeshjesh në Premier League, por të gjithë sytë ishin te ndeshja mes Arsenalit dhe Evertonit dhe Manchester Cityt dhe West Hamit respektivisht.

Diferenca mes dy ekipeve ishte vetëm një pikë dhe Arsenali për të fituar titullin kishte nevojë që të fitonte tri pikë ndaj Evertonit, por gjithashtu edhe City të ndalej me barazim ose eventualisht të pësonte humbje ndaj West Hamit.

“Topçinjtë” kryen detyrën e tyre duke mposhtur Evertonin, por edhe “Qytetarët” e bënë të njëjtën gjë, duke triumfuar me shifrat 3-1 ndaj West Hamit dhe duke u shpallur kështu kampion në Angli për herë të katërt radhazi.

Në një konferencë për media, trajneri i Arsenalit, Mikel Arteta, ka shpjeguar dy ndeshjet kryesore që i kushtuan atyre titullin këtë sezon.

“Pa dyshim humbja ndaj Aston Villës në shtëpi (2-0). Në pjesën e parë rezultati duhet të kishte qenë 4-0. Ndoshta situata do të kishte qenë më ndryshe”.

Arteta gjithashtu përmendi edhe fitoren e diskutueshme të Manchester Cityt me rezultat 2-0 në udhëtim ndaj Tottenhamit si java që i vendosi ata në krye të tabelës.

“Çfarë ndodhi të martën e kaluar, ndoshta ne mund të ishim kampionë. Dallimi ishte shumë, shumë i vogël. Këto janë merita që ekipi duhet t’i marrë. Ne po bëjmë më të mirën ndaj ekipit më të mirë në histori të Premier League”, përfundoi Arteta.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

>
Denonco