Pep Guardiola shpallet trajneri i sezonit në Premier League: E ndaj me Artetën, Kloppin dhe…

Pep Guardiola shpallet trajneri i sezonit në Premier League: E ndaj me Artetën, Kloppin dhe…

09:39, 22/05/2024

Pep Guardiola është shpallur trajneri i sezonit në Premier League për të pestën herë pasi udhëhoqi Manchester Cityn drejt titullit të katërt radhazi kampion dhe të gjashtin në total që nga transferimi i tij në kampionatin anglez në vitin 2016.

Spanjolli i City-t, Mikel Arteta i Arsenalit, Unai Emery i Aston Villas, Andoni Iraola i Bournemouthit dhe Jurgen Klopp i Liverpoolit përbënin një listë prej pesë trajnerësh në një votim publik të kombinuar me një panel ekspertësh të futbollit.

Guardiola doli në krye në këtë votim, ku kishte triumfuar gjithashtu në katër nga pesë fushatat e tij të mëparshme fituese të titullit.

“Dua ta ndaj këtë çmim sidomos me Mikel Artetën për punën e jashtëzakonshme që ka bërë deri në ndeshjen e fundit, duke na shtyrë në kufijtë tanë,” tha Guardiola.

“Sigurisht, ky çmim është edhe për Jurgen Kloppin, për betejat e paharrueshme për shumë e shumë vite. Dhe për Unai Emery, që ka bërë diçka të pabesueshme përsëri, duke e çuar Aston Villën në Champions.

Dhe për Andoni Iraolan e Bournemouthin, duke qenë sezoni i tij i parë në Premier League. Është nder të jem përkrah të gjithëve dhe të fitoj këtë trofe.”

Vetëm ish-trajneri i Manchester United, Sir Alex Ferguson, e ka fituar çmimin më shumë herë se Guardiola (11 herë).

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

>
Denonco