VIDEO/ Për herë të parë një ekip fiton 4 herë radhazi Premier League, shihni festën e Manchester Cityt

VIDEO/ Për herë të parë një ekip fiton 4 herë radhazi Premier League, shihni festën e Manchester Cityt

19:17, 19/05/2024

Manchester City fiton titullin e dhjetë kampion të Premier League si dhe të katërtin radhazi këtë diel, me skuadrën e Pep Guardiolës që siguroi triumfin në ndeshjen e fundit të sezonit, atë ndaj West Ham të cilën e fitoi me rezultatin 3-1.

“Citizens” diktuan ritmin ndaj “The Hammers” në takimin e raundit të 38-të, me golat që për vendasit i realizuan Foden në minutat 2’ dhe 18’ si dhe Rodri në minutën e 58’.

Ndërsa për miqtë rrugën drejt rrjetës e gjeti vetëm Kudus, me një super roveshatë ët shënuar në minutën e 42’.

Pas kësaj fitoreje Manchester City u shpall kampion i Premier League në kuotën e 91 pikëve, teksa në videon e mëposhtme mund të shihni festën menjëherë pas vërshëllimës së fundit të gjyqtarit.

 

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

>
Denonco