Morata: Spanja nuk është favorite, ka skuadra të tjera spektakolare

Morata: Spanja nuk është favorite, ka skuadra të tjera spektakolare

13:53, 10/06/2024

Alvaro Morata karikon Spanjën në prag të fillimit të Euro 2024, kompeticion ku kombëtarja iberike është pjesë e grupit B. Bashkë me Italinë, Shqipërinë dhe Kroacinë.

“Duam të shkruajmë historinë. Ne kemi fituar 3 Europiane, po aq sa Gjermania, ndërkohë që asnjë skuadër nuk ka arritur ta fitojë 4 herë.

Kështu që jemi të karikuar në maksimum dhe kemi një dëshirë të madhe për të punuar e bërë mirë në Gjermani.

Nuk jemi favoritë, pasi ka skuadra të tjera spektakolare. Por të tillë ishim edhe Europianin e kaluar. Dhe u eliminuam në gjysmëfinale ndaj Italisë me penallti.

Jemi në gjendje të përballemi me çdo kundërshtar. Italinë dhe Kroacinë i njohim mirë, pasi jemi përballur me ta në Nations League.

Janë Kombëtare me lojtarë konkurrues, cilësi që e kanë edhe shqiptarët. Duhet t’i bëjmë të vuajnë kundërshtarët tanë duke qarkulluar ne topin”, theksoi sulmuesi i Atletico Madrid.

Shqipëri-Spanjë, dueli i tretë në grup për kuqezinjtë e Sylvinhos, është programuar për datën 24 qershor në Dusseldorf.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

>
Denonco