Ndodh për herë të parë në Spanjë, 3 tifozë dënohen me burg pas thirrjeve raciste kundër Viniciusit

Ndodh për herë të parë në Spanjë, 3 tifozë dënohen me burg pas thirrjeve raciste kundër Viniciusit

15:24, 10/06/2024

Një ditë historike për futbollin spanjoll dhe për luftën kundër racizmit në fushat e futbollit.

Siç bën të ditur gazeta “AS”, sot janë dënuar 3 tifozë të Valencias për thirrjet raciste kundër Vinicius Zhunior, lojtarit të Real Madridit.

Ata u dënuan me 1 vit burg por iu reduktua për një të tretën në bazë të marrëveshjes në fazën paraprake, duke lënë dënimin efektiv për tre të pandehurit me 8 muaj burgim dhe shpenzime gjyqësore.

Për më tepër, të dënuarve do t’u ndalohet hyrja në stadiumet e futbollit ku luhen ndeshjet e La Ligës ose të Brazilit për një periudhë prej dy vjetësh.

Është dënimi i parë i lëshuar në Spanjë për këtë lloj ankese raciste.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

>
Denonco