Interi merr trofeun e Serie A para tifozëve

Interi merr trofeun e Serie A para tifozëve

20:36, 19/05/2024

Në ndeshjen e fundit sezonale në “San Siro”, ku dhe iu dorëzua trofeu i titullit të 20 kampion në histori, Interi barazoi 1-1 me Lazion, duke e shmangur humbjen në minutat e fundit.

Golin e miqve në këtë ndeshje e realizoi Kamada në minutën e 32-të, pas assitit të dhënë nga Rovella.

Kundërpërgjigjja e zikaltërve erdhi vetëm në fundin e takimin, më saktësisht në minutën e 87-të me Dumfries.

Interi, në fakt, luante thjesht për të respektuar kampionatin dhe kënaqur tifozët, ndërsa skuadra kryeqytetase mori një pikë, që mund të mos ketë asnjë vlerë nëse Roma fiton me Genoan (verdhekuqtë do të siguronin vendin e gjashtë).

Asnjë minutë në fushë për Kristjan Asllanin, që qëndroi gjatë gjithë ndeshjes në stolin e rezervave, ndërsa nga ana tjetër trajneri Tudor e hodhi në lojë Elseid Hysajn në minutën e 66-të në vend të Luca Pellegrinit.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

>
Denonco