‘Play-out’ dramatik/ Laçi mbetet në Superiore, Flamurtari në Kategorinë e Parë

‘Play-out’ dramatik/ Laçi mbetet në Superiore, Flamurtari në Kategorinë e Parë

18:52, 19/05/2024

Laçi mbetet në Kategorinë Superiore. Kurbinasit, falë përvojës dhe faktorit fushë mposhtën 3-1 në kohën shtesë Flamurtarin në finalen për qëndrimin në elitë, duke mbyllur me objektivin minimal një sezon me shumë ulje-ngritje.

Në stadiumin e Laçit u zhvillua një ndeshje me emocione, me kohën e rregullt që u mbyll në barazim 1-1.

Në fundin e pjesës së parë e zhbllokoi rezultatin braziliani William Cordeiro Melo, që finalizoi me gol një skemë të mirëmenduar të skuadrës së Cungut.

Në minutën e 64-t autogoli i Dajkos ktheu baraspeshën në rezultat.

Në minutat e mbetura të kohës së rregullt nuk pati ndryshim rezultat.

Diferenca u bë në kohën shtesë me dy golat të Laçit, i pari i shënuar nga William Cordiero Melo me 11-metërsh, ndërsa të sigurisë e shënoi Mjaki në të 117-tën.

 

  

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

>
Denonco