Kapiteni i kuqezinjve, Berat Gjimshiti: I njohim mirë kundërshtarët, mos ta mbivlerësojmë Italinë

Kapiteni i kuqezinjve, Berat Gjimshiti: I njohim mirë kundërshtarët, mos ta mbivlerësojmë Italinë

10:48, 11/06/2024

Berat Gjimshiti është gati të udhëheqë Shqipërinë në rolin e kapitenit këtë Europian.

Kuqezinjtë, edhe pse në një grup tejet të vështirë ku do të përballen me Italinë, Spanjën dhe Kroacinë, sërish besojnë se mund të bëjnë mrekullinë.

Në një intervistë për “Gazzetta Dello Sport”, Gjimshiti theksoi se kuqezinjtë e njohin mirë Italinë, kundërshtarin e parë që do të përballen në Europian.

Mbrojtësi që aktivizohet me Atalantën u shpreh se Shqipëria e respekton Italinë, por nuk duhet ta mbivlerësojë.

“Kur luan kundër një kombëtareje si Italia nuk është se ke shumë avantazhe në favor, por kur e njeh kundërshtarin të shërben shumë për mënyrën si përballesh në fushë. Nëse nisemi mirë kundër Italisë, atëherë do të fitonim besim edhe për ndeshjet e radhës, do të mund t’i menaxhonim më mirë ato.

Italia sigurisht që është favoritja të shtunën, unë e di sepse e njoh potencialin e atyre që para tre vitesh u shpallën Kampionë të Europës. Edhe pse pas vitit 2021, Italia ka pasur ulje dhe ngritje. Janë një kundërshtar që duhet t’i respektojmë, por jo t’i mbivlerësojmë”, u shpreh Gjimshiti.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

>
Denonco