Pas javësh të tëra spekulimesh, tashmë është gjithçka zyrtare: LeBron James do të vazhdojë karrierën te Philadelphia 76ers.
Sipas gazetarit të njohur amerikan, Shams Charania, një nga burimet më të besueshme për NBA-në, "Mbreti" ka firmosur një kontratë dyvjeçare me skuadrën nga Filadelfia, duke i dhënë fund aventurës së tij me Los Angeles Lakers.
Kontrata e re do t'i garantojë 41-vjeçarit një përfitim prej 8 milionë dollarësh për dy sezonet e ardhshme, ndërsa objektivi i 76ers është të ndërtojnë një skuadër pretendente për titullin me një nga basketbollistët më të mëdhenj në historinë e këtij sporti.
Transferimi i LeBron James konsiderohet një nga lëvizjet më të bujshme të kësaj vere në NBA dhe pritet të rrisë ndjeshëm ambiciet e Philadelphia 76ers për sezonin e ri.
Për James, kjo do të jetë një sfidë e re në një karrierë legjendare, ku ka fituar katër tituj kampionë të NBA-së dhe ka vendosur një sërë rekordesh individuale, duke mbetur një nga figurat më ikonike të basketbollit botëror.
© SYRI.net
Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti: