Lajmi i fundit

LIVE- Kuvendi çel punimet, jashtë protesta e qytetarëve nuk ndalet, nuk tërhiqen as nga dhuna e policisë

Cristiano Ronaldo planifikon ndeshjen e lamtumirës me Portugalinë

Cristiano Ronaldo planifikon ndeshjen e lamtumirës me Portugalinë

08:55, 23/07/2026

Cristiano Ronaldo duket se është pranë mbylljes së një kapitulli historik me Kombëtaren e Portugalisë.

Sipas raportimeve të mediave ndërkombëtare, ylli portugez ka vendosur që ndeshja ndaj Uellsit, e planifikuar më 24 shtator në kuadër të Ligës së Kombeve, të jetë paraqitja e tij e fundit me fanellën e përfaqësueses.

Takimi do të zhvillohet në stadiumin “José Alvalade”, aty ku pritet një atmosferë emocionuese për të përshëndetur një nga futbollistët më të mëdhenj të të gjitha kohërave.

Nëse ky vendim konfirmohet, Ronaldo do ta mbyllë aventurën me Portugalinë me plot 233 ndeshje dhe 146 gola, shifra që e bëjnë futbollistin me më shumë paraqitje dhe golashënuesin më të mirë në historinë e futbollit ndërkombëtar.

Gjatë karrierës së tij me kombëtaren, 41-vjeçari ka udhëhequr Portugalinë drejt triumfit historik në Euro 2016, si dhe ka fituar dy edicione të Ligës së Kombeve, duke lënë gjurmë të pashlyeshme në futbollin evropian dhe botëror.

Megjithatë, aventura e Ronaldos në futboll nuk do të përfundojë këtu.

Sulmuesi do të vazhdojë të luajë me Al Nassr, ku synon të arrijë objektivin e madh personal: shifrën historike prej 1000 golash në karrierën e tij profesionale.

 

 

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco