Mancini mohon kontaktet për rikthimin tek Italia: Nuk ka pasur asnjë bisedim

Mancini mohon kontaktet për rikthimin tek Italia: Nuk ka pasur asnjë bisedim

22:32, 22/07/2026

Roberto Mancini ka hedhur poshtë zërat që e lidhin me një rikthim në stolin e kombëtares italiane, duke deklaruar se nuk ka pasur asnjë kontakt me Federatën Italiane të Futbollit (FIGC).

Ish-trajneri i "Axurrëve" foli për mediet përpara finales së turneut të futbollit 5 me 5 për mbi 60 vjeç të Coppa Canottieri, ku zbriti në fushë së bashku me presidentin e ri të FIGC-së, Giovanni Malagò. Prania e të dyve në të njëjtin aktivitet ushqeu edhe më shumë spekulimet për një rikthim të mundshëm të Mancinit në drejtimin e Italisë.

Megjithatë, tekniku italian i mohoi kategorikisht këto zëra.

"Nuk ka pasur asnjë kontakt. Tani jemi të përqendruar vetëm te finalja e sotme", deklaroi shkurt Mancini, duke shmangur çdo koment për të ardhmen.

Edhe presidenti i sapozgjedhur i FIGC-së, Giovanni Malagò, nuk dha sinjale për çështjen e trajnerit të ri të kombëtares.

"Sot më lini të luaj këtë finale, do të shihemi nesër në Lega", u shpreh ai, duke iu referuar pjesëmarrjes së tij në Asamblenë e Serie A, që do të zhvillohet në Milano.

Emri i Mancinit është përmendur javët e fundit mes kandidatëve për të marrë sërish drejtimin e Italisë, së bashku me trajnerë të tjerë si Pep Guardiola dhe Antonio Conte. Megjithatë, pas deklaratave të tij, duket se të paktën deri në këtë moment nuk ka negociata për një rikthim në stolin e "Axurrëve".

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco