E ardhmja e Rashford-it në pikëpyetje, Tottenhami hidhet në sulm

E ardhmja e Rashford-it në pikëpyetje, Tottenhami hidhet në sulm

20:00, 22/07/2026

E ardhmja e Marcus Rashford-it te Manchester United mbetet e paqartë. Pas dështimit të transferimit përfundimtar te Barcelona, sulmuesi anglez është rikthyer në "Old Trafford", ku trajneri Michael Carrick do të vendosë për rolin e tij në skuadër gjatë javëve të ardhshme.

27-vjeçari do të vëzhgohet nga afër gjatë fazës përgatitore verore, por drejtuesit e "Djajve të Kuq" vazhdojnë të jenë të prirur ta shesin përpara nisjes së sezonit të ri.

Sipas raportimeve të fundit, Manchester United do të preferonte ta transferonte Rashford-in jashtë Premier League-s, për të mos forcuar një rival të drejtpërdrejtë. Megjithatë, klubi që po tregon interesin më konkret për shërbimet e tij është Tottenhami.

"Spurs" thuhet se janë të gatshëm të paguajnë rreth 30 milionë euro, shuma e kërkuar nga Manchester United për kartonin e sulmuesit anglez.

Mbetet për t'u parë nëse drejtuesit e United do të pranojnë të negociojnë me një rival të kampionatit anglez apo do të presin oferta nga klube jashtë Anglisë, ndërsa e ardhmja e Rashford-it vazhdon të jetë një nga çështjet më të nxehta të merkatos.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco