Lajmi i fundit

51 ditë revolta qytetare/ Nis marshimi drejt Kryeministrisë, thirrje për dorëheqjen e Ramës

Spektakël në ceremoninë mbyllëse të Botërorit 2026, nga IShowSpeed te Laura Pausini, trofeun e solli Carlos Alcaraz

Spektakël në ceremoninë mbyllëse të Botërorit 2026, nga IShowSpeed te Laura Pausini, trofeun e solli Carlos Alcaraz

22:03, 19/07/2026
ZMADHO TEKSTIN
+ Aa -

Para fillimit të finales së madhe mes Spanjës dhe Argjentinës, FIFA organizoi një ceremoni madhështore mbyllëse në MetLife Stadium të Nju Xhersit, duke sjellë në skenë emra të njohur të muzikës, argëtimit dhe sportit.

Shfaqja, e realizuar në bashkëpunim me Balich Wonder Studio, u konceptua për të festuar pasionin, emocionet dhe frymën globale që karakterizuan edicionin e 23-të të Kupës së Botës.

Një nga momentet më të veçanta ishte hyrja në stadium e trofeut të Botërorit, i cili u soll nga tenisti spanjoll Carlos Alcaraz, fitues i disa turneve Grand Slam dhe një prej sportistëve më të njohur në botë.

Në ceremoni morën pjesë edhe personalitete të famshme, mes tyre fenomeni i rrjeteve sociale IShowSpeed, ndërsa Italia u përfaqësua nga këngëtarja Laura Pausini, e cila performoi së bashku me Nicole Scherzinger dhe Robbie Williams.

Atmosfera festive i parapriu finales së shumëpritur, duke e kthyer mbrëmjen në një spektakël të vërtetë për dhjetëra mijëra tifozët e pranishëm në stadium dhe miliona shikuesit në mbarë botën.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Denonco