VIDOE/ Spanja kampione e botës për herë të dytë në histori, Messi ia lë stafetën ‘yllit’ të ri Lamine Yamal

VIDOE/ Spanja kampione e botës për herë të dytë në histori, Messi ia lë stafetën ‘yllit’ të ri Lamine Yamal

23:12, 19/07/2026
ZMADHO TEKSTIN
+ Aa -

Spanja është kampionia e re e botës. “Furia e Kuqe” triumfoi 1-0 ndaj Argjentinës në finalen e Kupës së Botës 2026, falë golit vendimtar të Ferran Torresit në kohën shtesë, duke ngjitur për herë të dytë në histori trofeun më të rëndësishëm të futbollit botëror.

Për Lionel Messin shuhet ëndrra për të fituar titullin e dytë botëror dhe për ta mbyllur karrierën me një tjetër kurorëzim historik. Në anën tjetër, Spanja konfirmoi epokën e saj të re, me Lamine Yamal-in si simbolin e saj. Edhe pse realizoi vetëm një gol gjatë turneut, talenti 19-vjeçar ishte një nga futbollistët më vendimtarë të skuadrës së Luis de la Fuentes, duke udhëhequr me klas dhe pjekuri rrugëtimin drejt titullit botëror.

Rastet dhe goli

Ka përfunduar pa gola pjesa e parë e finales së Kupës së Botës 2026 mes Spanjës dhe Argjentinës, në një sfidë të fortë dhe me shumë kujdes taktik nga të dyja skuadrat.

Rasti më i rëndësishëm i 45 minutave të para erdhi që në minutën e pestë, kur Lamine Yamal lëshoi një goditje të rrezikshme drejt portës së Emiliano Martinez, por pa arritur të gjejë rrugën e rrjetës.

 

Spanja e nisi më mirë ndeshjen, duke mbajtur më shumë topin dhe duke kërkuar të krijojë hapësira përmes teknikës së lojtarëve të saj ofensivë.

Argjentina u detyrua të bëjë një zëvendësim të hershëm për shkak të një problemi fizik. Nicolás Otamendi u fut në fushë në vend të Lisandro Martinezit, i cili kishte marrë edhe një karton të verdhë dhe më pas pësoi dëmtim.

45 minutat e para u mbyllën me barazimin 0-0, ndërsa gjithçka mbetet e hapur për pjesën e dytë të finales së madhe.

Pjesa e dytë vijoi me ritëm të lartë, por pa gola. Në minutën e 67-të, Ferran Torres provoi me kokë pas një krosimi të saktë, por Emiliano Martinez ishte i vendosur dhe priti pa vështirësi.

Tre minuta më pas, Argjentina u detyrua të bëjë një zëvendësim të detyruar, pasi Cristian Romero u dëmtua dhe la fushën, ndërsa në vend të tij u aktivizua Facundo Medina. Në të njëjtën minutë, Giuliano Simeone zëvendësoi Rodrigo De Paul.

Në minutën e 75-të, trajneri i Spanjës, Luis de la Fuente, freskoi sulmin duke hedhur në fushë Nico Williams dhe Mikel Merino, në vend të Alex Baenës dhe Dani Olmos.

Në minutën e tretë shtesë, Enzo Fernandez ndëshkohet me kartonin e dytë të verdhi, pasi ngriti në ajër Cubarsi-n, Argjentina mbetet me 10 lojtarë.  

Rasti më i pastër i pjesës së dytë erdhi në minutën e 81-të, kur Aymeric Laporte goditi me kokë pas një krosimi të saktë, por Emiliano Martinez realizoi një pritje spektakolare, duke shpëtuar Argjentinën nga goli i sigurt.

Kartoni i kuq i Enzo Fernandez-it

Tjetër ndërhyrje e 'Dibu' Martinez-it ndaj goditjes së Lamine Yamal-it, mbyllet 0-0 koha e rregullt.

Në minutën e 6-të të shtesës së parë, shënon Niko Williams, por gjyqtaru vërshëlleu më parë pë ndërhyrje të gabuar të Merinos në sulm. 

Goli i anuluar

Sapo nis shtesa e dytë, Ferran Torres zhbllokon më në fund rezultatin, 1-0. 

Goli i Ferran Torresit

Image

© SYRI.net

Lexo edhe:

Denonco