VIDEO/ Lamine Yamal ‘kurorëzohet’ në festën e Spanjës, 'ylli' i ri i 'La Roja'-s shpallet ‘mbreti’ i së ardhmes

VIDEO/ Lamine Yamal ‘kurorëzohet’ në festën e Spanjës, 'ylli' i ri i 'La Roja'-s shpallet ‘mbreti’ i së ardhmes

21:50, 20/07/2026
ZMADHO TEKSTIN
+ Aa -

Lamine Yamal ishte edhe një herë në qendër të vëmendjes gjatë paradës festive të kombëtares spanjolle në rrugët e Madridit, pas triumfit në Kupën e Botës 2026. Talenti 19-vjeçar i Barcelonës u bë protagonist i një momenti simbolik që elektrizoi tifozët.

Gjatë festimeve, mbrojtësi Marc Pubill mori një kurorë që ishte hedhur nga tifozët dhe ia vendosi në kokë Lamine Yamalit. Sulmuesi i ri e mbajti kurorën për disa minuta, ndërsa në një moment u pa edhe duke ledhatuar Kupën e Botës, një skenë që shumë tifozë e interpretuan si simbol të një epoke të re për futbollin spanjoll.

Edhe pse Botërori 2026 nuk ishte turneu më i shkëlqyer në aspektin individual për Yamalin, ai mbeti një nga lojtarët më të rëndësishëm të Luis de la Fuentes. Futbollisti mbërriti në turne pasi kishte kaluar një dëmtim muskulor dhe nuk arriti të shfaqte vazhdimisht nivelin e zakonshëm, por gjithsesi luajti pothuajse në çdo ndeshje dhe dha kontributin e tij në rrugëtimin drejt titullit botëror.

 

 

Në fillim të Botërorit, Yamal kishte bërë një deklaratë që u bë virale: “Champions League do ta kem më të vështirë ta fitoj, por Kupën e Botës do ta fitoj këtë vit.” Në fund, ai e mbajti premtimin dhe u shpall kampion bote me Spanjën.

Pamjet me kurorën në kokë kanë bërë xhiron e rrjeteve sociale dhe konsiderohen si një “kurorëzim” simbolik i futbollistit që pritet të udhëheqë si Spanjën, ashtu edhe Barcelonën në vitet e ardhshme.

Kur të zhvillohet Botërori i vitit 2030, Lamine Yamal do të jetë vetëm 22 vjeç. Për shumë tifozë spanjollë, ai është tashmë lideri i brezit të ri dhe futbollisti që synon të mbetet “mbreti” i futbollit spanjoll për shumë vite.

 


Live stream: Spain national team parade in Madrid after winning the World Cup
by
u/bdzz in
soccer

 

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Denonco