Lajmi i fundit

LIVE/ Protesta e 49-të radhazi pritet sot në Tiranë: Rama jepe dorëheqjen

Legjenda e Spanjës bllokohet në aeroport, i kërkon ndihmë Donald Trumpit për finalen e Botërorit

Legjenda e Spanjës bllokohet në aeroport, i kërkon ndihmë Donald Trumpit për finalen e Botërorit

16:30, 18/07/2026
ZMADHO TEKSTIN
+ Aa -

Ish-mbrojtësi i kombëtares së Spanjës, Joan Capdevila, ka bërë të ditur se nuk është lejuar të udhëtojë drejt Shteteve të Bashkuara, vetëm pak ditë para finales së Kupës së Botës 2026 mes Spanjës dhe Argjentinës.

Kampioni i botës me Spanjën në vitin 2010 zbuloi se kërkesa e tij për autorizimin elektronik të udhëtimit (ESTA) është refuzuar, duke e lënë jashtë mundësisë për të ndjekur nga afër finalen së bashku me fëmijët e tij dhe ish-shokët e skuadrës.

Përmes një postimi në rrjetin social X, Capdevila i është drejtuar presidentit amerikan Donald Trump, duke kërkuar ndihmë për të zgjidhur situatën.

“Më duhet ndihmë @realDonaldTrump! Sapo më thanë se nuk mund të udhëtoj në finale me fëmijët e mi, sepse kërkesa ime për ESTA është refuzuar. Nuk mund ta besoj që nuk po më lejojnë të hyj në SHBA dhe do të humbas një moment kaq të veçantë”, shkroi ai.

Capdevila ishte një nga protagonistët e suksesit historik të Spanjës në Botërorin e vitit 2010, ku luajti çdo minutë të turneut nën drejtimin e Vicente del Bosque.

Ai ishte gjithashtu i vetmi titullar në finalen ndaj Holandës që nuk aktivizohej as me Real Madridin dhe as me Barcelonën.

Mbetet ende e paqartë nëse ish-futbollisti do të arrijë të marrë lejen e udhëtimit në kohë për të qenë i pranishëm në finalen e madhe të së dielës.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Denonco