FIFA ka zyrtarizuar kohëzgjatjen e pushimit në finalen e Kupës së Botës 2026 mes Spanjës dhe Argjentinës, duke i dhënë fund spekulimeve për një ndërprerje më të gjatë për shkak të spektaklit të planifikuar.
Sipas njoftimit të organizatorëve, pushimi mes dy pjesëve do të zgjasë gjithsej 17 minuta, vetëm dy minuta më shumë se 15 minutat e parashikuara në rregulloren e IFAB.
Federatat pjesëmarrëse janë informuar se performancat muzikore gjatë pushimit do të zgjasin rreth 11 minuta. Minutat e mbetura do të shfrytëzohen për montimin dhe çmontimin e skenës, si edhe për mirëmbajtjen e tapetit të fushës.
Finalja e madhe do të zhvillohet të dielën në stadiumin MetLife në New Jersey, ku Spanja dhe Argjentina do të luftojnë për trofeun më të rëndësishëm të futbollit.
Me këtë vendim, FIFA synon të kombinojë spektaklin për tifozët me respektimin e ritmit të ndeshjes, pa e zgjatur ndjeshëm kohën e pushimit mes pjesëve.
© SYRI.net