Lajmi i fundit

LIVE/ Zgjedhjet për forumet drejtuese të PD, vijon numërimi i votave

 VIDEO/ Përmbysje e ‘çmendur’ me Anglinë, Argjentina sërish në finalen e Botërorit

VIDEO/ Përmbysje e ‘çmendur’ me Anglinë, Argjentina sërish në finalen e Botërorit

23:10, 15/07/2026
ZMADHO TEKSTIN
+ Aa -

Argjentina është finalistja e dytë e Kupës së Botës 2026, pasi përmbysi Anglinë me rezultatin 2-1 në gjysmëfinalen spektakolare të zhvilluar në stadiumin e Atlantës.

Pjesa e parë u mbyll pa gola, me të dyja skuadrat që zhvilluan një lojë të kujdesshme dhe krijuan pak raste të pastra shënimi.

Në fraksionin e dytë ishte Anglia që goditi e para. Në minutën e 55-të, Anthony Gordon shfrytëzoi në mënyrë perfekte një asist të Morgan Rogers dhe mposhti Emiliano Martinez për t’i dhënë avantazhin “Tre Luanëve”.

Megjithatë, kampionët në fuqi reaguan me forcë. Në minutën e 85-të, Lionel Messi shërbeu një asist të shkëlqyer për Enzo Fernandez, i cili barazoi shifrat me një goditje të saktë.

Kur gjithçka dukej se po shkonte drejt kohës shtesë, Messi u shfaq sërish protagonist.

Në minutën e dytë shtesë, kapiteni argjentinas krosoi me saktësi në zonë, aty ku Lautaro Martinez realizoi me kokë për 2-1, duke vulosur përmbysjen dramatike dhe kualifikimin në finale.

Me këtë fitore, Argjentina siguron një vend në finalen e madhe të Botërorit, ku do të përballet me Spanjën në një duel që premton spektakël për trofeun më të rëndësishëm të futbollit botëror.

Golat

https://streamff.pro/v/c117bdae

https://streamff.pro/v/b51ba3f2

https://streamff.pro/v/1bbdc615

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Denonco