Didier Deschamps nuk kërkoi justifikime pas eliminimit të Francës nga Botërori 2026, duke pranuar se Spanja ishte skuadra më e mirë në fushë. Megjithatë, trajneri i "Gjelave" shprehu pakënaqësi për gjykimin e arbitrit, duke lënë të kuptohet se drejtimi i ndeshjes nuk ishte në nivelin e një gjysmëfinaleje të Botërorit.
"Nuk po kërkoj justifikime. Spanja ishte superiore dhe ne nuk ishim në nivelin tonë. Megjithatë, pyes veten nëse arbitri ishte në lartësinë e duhur për të drejtuar këtë takim. Nuk e them këtë sepse humbëm, por pati disa situata që meritojnë diskutim", deklaroi Deschamps pas ndeshjes.
Tekniku francez nuk e fshehu zhgënjimin për paraqitjen e skuadrës së tij, duke pranuar se Franca nuk arriti të shfaqte cilësitë e zakonshme.
"Nuk ishte ajo që prisnim. Ka shumë zhgënjim. Lojtarët janë të shkatërruar. Sot ishim nën nivelin tonë në aspektin teknik përballë një skuadre që e kontrolloi lojën gjatë pjesës më të madhe të ndeshjes", përfundoi trajneri i Francës.
© SYRI.net