VIDEO/ Spanja e mbyll në avantazh pjesën e parë me Francën, edhe 45 minuta për finalen

VIDEO/ Spanja e mbyll në avantazh pjesën e parë me Francën, edhe 45 minuta për finalen

21:54, 14/07/2026
ZMADHO TEKSTIN
+ Aa -

Spanja e ka mbyllur në avantazh 1-0 pjesën e parë të gjysmëfinales së Kupës së Botës ndaj Francës, në sfidën që po zhvillohet këtë mbrëmje.

Goli i vetëm i 45 minutave të para u shënua në minutën e 22-të, kur Mikel Oyarzabal u tregua i saktë nga pika e bardhë, duke mposhtur portierin Mike Maignan.

Penalltia u akordua pas një ndërhyrjeje të Lucas Digne brenda zonës, vendim që arbitri Ivan Barton e mori pa hezitim.

https://streamin.link/v/4279ad6e

Franca e nisi ndeshjen me ritëm të lartë dhe krijoi disa situata të rrezikshme, kryesisht me Kylian Mbappe, Michael Olise dhe Bradley Barcola, por pa arritur të gjejë golin.

Nga ana tjetër, spanjollët u treguan më cinikë dhe shfrytëzuan mundësinë më të mirë që iu paraqit.

Probleme për Francën pati edhe në mbrojtje, pasi William Saliba u detyrua të largohej i dëmtuar në minutën e 30-të, duke i lënë vendin Maxence Lacroix.

Në fundin e pjesës së parë, “Les Bleus” shtuan presionin në kërkim të barazimit, por mbrojtja spanjolle dhe portieri Unai Simon ruajtën portën të paprekur.

45 minutat e dyta pritet të jenë vendimtare, me Francën që do të kërkojë përmbysjen, ndërsa Spanja synon të ruajë avantazhin dhe të sigurojë një vend në finalen e madhe të Kupës së Botës.

 

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Denonco