Francë-Spanjë/ Superdueli që vlen finalen e Kupës së Botës, statistikat që premtojnë spektakël

Francë-Spanjë/ Superdueli që vlen finalen e Kupës së Botës, statistikat që premtojnë spektakël

18:03, 14/07/2026
ZMADHO TEKSTIN
+ Aa -

Franca dhe Spanja do të përplasen në gjysmëfinalen e parë të Kupës së Botës 2026, në një sfidë që konsiderohet si finalja e parakohshme e turneut.

Dy prej favoritëve kryesorë për trofeun vijnë në këtë përballje me formë të shkëlqyer dhe me objektivin e vetëm: një biletë për finalen e madhe.

Spanja zbret në fushë me një seri prej 36 ndeshjesh pa humbje dhe synon të barazojë rekordin historik të Italisë me 37 takime radhazi pa disfatë.

"La Roja" ka fituar 27 nga 36 ndeshjet e fundit, ndërsa humbja e fundit në kohën e rregullt daton në mars të vitit 2024.

Në krahun tjetër, Franca ka shfaqur sulmin më të frikshëm të turneut, të udhëhequr nga Kylian Mbappe, Ousmane Dembele dhe Michael Olise.

"Les Bleus" kanë mesataren më të lartë të goditjeve në portë në Kupën e Botës, duke konfirmuar potencialin e tyre ofensiv.

Përballja rikthen në kujtesë gjysmëfinalen e Ligës së Kombeve në vitin 2025, kur Spanja triumfoi në një ndeshje spektakolare me rezultatin 5-4.

Edhe në Euro 2024, spanjollët eliminuan francezët me fitoren 2-1, duke fituar dy përballjet e fundit mes tyre.

Një tjetër rekord është në lojë edhe për trajnerin Didier Deschamps, i cili do të bëhet tekniku me më shumë ndeshje të drejtuara në fazën finale të Kupës së Botës.

Ndërkohë, Luis de la Fuente synon të vazhdojë ecurinë fantastike të Spanjës, e cila ka fituar gjashtë nga shtatë gjysmëfinalet e fundit në turnetë madhorë.

Me Mbappe dhe Lamine Yamal në qendër të vëmendjes, si edhe me dy skuadra që kombinojnë sulmin dhe mbrojtjen më të mirë të turneut, gjithçka është gati për një nga ndeshjet më spektakolare të Kupës së Botës 2026.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Denonco