Harry Kane: Ka ardhur koha të bëjmë hapin e fundit dhe të fitojmë Kupën e Botës

Harry Kane: Ka ardhur koha të bëjmë hapin e fundit dhe të fitojmë Kupën e Botës

21:07, 14/07/2026
ZMADHO TEKSTIN
+ Aa -

Kapiteni i Anglisë, Harry Kane, beson se "Tre Luanët" janë vetëm një hap larg realizimit të ëndrrës për të fituar Kupën e Botës 2026.

Pas një rruge të vështirë drejt gjysmëfinales, ku Anglia ka kaluar disa sfida të forta, sulmuesi anglez theksoi se skuadra është e vendosur ta kurorëzojë me trofe një periudhë të suksesshme në arenën ndërkombëtare.

"Kjo është një periudhë jashtëzakonisht e suksesshme për ekipin tonë kombëtar. Tani duam të bëjmë hapin e fundit", deklaroi Kane.

Sulmuesi shtoi se grupi ka punuar me përkushtim maksimal gjatë gjithë turneut dhe se atmosfera brenda skuadrës është një nga pikat më të forta të Anglisë.

"Kemi qenë së bashku për gjashtë javë dhe çdo ditë kemi dhënë gjithçka për këtë stemë. Tani kemi një tjetër mundësi të madhe dhe do të luftojmë deri në fund", u shpreh kapiteni anglez.

Anglia do të përballet me Argjentinën në gjysmëfinalen e Kupës së Botës, me të dyja kombëtaret që synojnë një vend në finalen e madhe të turneut.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Denonco