Lajmi i fundit

PLUG/ SPAK i pafuqishëm përballë Belës

Akuza e rëndë e Deshamp për gjyqtarin, Kolina i përgjigjet francezit: FIFA është e qartë

Akuza e rëndë e Deshamp për gjyqtarin, Kolina i përgjigjet francezit: FIFA është e qartë

21:16, 15/07/2026
ZMADHO TEKSTIN
+ Aa -

Trajneri i Francës, Didier Deshamp, ishte shumë i inatosur me gjyqtarin Ivan Barton që drejtoi gjysmëfinalen e Kupës së Botës përballë Spanjës të cilën ekipi i tij e humbi me shifrat 2-0.

Tekniku francez, në deklarata pas sfidës, bëri një pyetje që dukej si një akuzë e rëndë.

“Nuk është sepse humbëm, por a mendoni se gjyqtari ishte në nivelin e një gjysmëfinaleje të Botërorit? Është një pyetje. Duhet të shikosh ndeshjen, jo vetëm penalltinë. Por unë nuk do të hyj në këtë diskutim”, ishin fjalët e Deshamp pas sfidës për gazetarët.

Më pak se 24 orë nga ajo deklaratë, ka ardhur përgjigja nga shefi i gjyqtarëve në FIFA, ikona e arbitrimit, Pierluixhi Kolina.

“Në përgjigje të komenteve të Didier Deshamp që vinin në dyshim nëse gjyqtari ishte i kualifikuar për të gjykuar një gjysmëfinale, FIFA është e qartë: ‘Po, absolutisht!’ Gjyqtarët tanë janë të klasit botëror”, ishte përgjigja e prerë e Kolinës ndaj Deshamp.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Denonco