Lajmi i fundit

LIVE/ Mbledhja e Këshillit Kombëtar të Partisë Demokratike

Angli-Argjentinë/ Rikthehet rivaliteti historik, ‘hakmarrje’ e ‘Tre Luanëve’ apo sërish kampionët në finale?

Angli-Argjentinë/ Rikthehet rivaliteti historik, ‘hakmarrje’ e ‘Tre Luanëve’ apo sërish kampionët në finale?

17:05, 15/07/2026
ZMADHO TEKSTIN
+ Aa -

Një nga rivalitetet më të mëdha në historinë e futbollit do të rikthehet në skenën më të madhe, teksa Anglia dhe Argjentina përballen sonte në gjysmëfinalen e Kupës së Botës.

Ndeshja, që zhvillohet në Atlanta, do të vendosë skuadrën e dytë finaliste, ku e pret Spanja.

Anglia e Thomas Tuchel ka vuajtur gjatë këtij Botërori, por ka treguar karakter në fazën me eliminim direkt.

"Tre Luanët" siguruan kualifikimin pas fitores 2-1 ndaj Norvegjisë në kohën shtesë dhe synojnë finalen e parë të Botërorit që nga viti 1966.

Në krahun tjetër, kampionia në fuqi Argjentina vjen me bilanc perfekt, duke fituar të gjashtë ndeshjet e zhvilluara deri tani. Ekipi i Lionel Scalonit ka shënuar plot 17 gola dhe mbetet skuadra më efikase e turneut, ndërsa Lionel Messi vazhdon të shkruajë histori si golashënuesi dhe asistuesi më i mirë në historinë e Kupës së Botës.

Historia e përballjeve mes dy kombëtareve është e mbushur me emocione.

Anglia ka fituar gjashtë nga 14 ndeshjet ndaj Argjentinës, por dy nga humbjet më të dhimbshme kanë ardhur pikërisht në Botërorët e viteve 1986 dhe 1998.

Vëmendja do të jetë edhe te yjet e dy skuadrave. Jude Bellingham po kalon një turne fantastik me Anglinë, ndërsa Harry Kane pritet të vendosë një rekord të ri me fanellën e kombëtares angleze.

Në anën tjetër, Messi synon ta udhëheqë Argjentinën drejt një finaleje tjetër dhe të mbrojë titullin e fituar katër vite më parë.

Sot në orën 21:00 do të luhet kjo gjysmëfinale e shumëpritur, ku anglezët do të kërkojnë “hakmarrje”, ndërsa argjentinasit finalen e dytë radhazi me synimin të mbrojnë statusin e kampionit të Botës.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Denonco