Lajmi i fundit

TASK FORCE/ Analiza, si po e drejton SPAK Klodian Braho?

‘Ligji’ i Yamal’it: Europian apo Botëror, Spanja fiton gjithmonë kur luan titullar

‘Ligji’ i Yamal’it: Europian apo Botëror, Spanja fiton gjithmonë kur luan titullar

11:29, 15/07/2026
ZMADHO TEKSTIN
+ Aa -

Lamine Yamal po vazhdon të shkruajë histori me fanellën e Spanjës. Talenti i Barcelonës është kthyer në një simbol të suksesit të “La Roja”-s, pasi statistikat tregojnë një rekord të jashtëzakonshëm: sa herë që ai ka nisur nga minuta e parë në një Europian apo Botëror, Spanja ka dalë gjithmonë fituese.

Janë 12 ndeshje si titullar në fazat finale të Europianëve dhe Botërorëve, 12 fitore. Një shifër që shkon përtej një rastësie dhe që tregon ndikimin e madh të 19-vjeçarit në skuadrën e Luis de la Fuentes.

E vetmja ndeshje ku Yamal nuk e nisi si titullar ishte sfida hapëse ndaj Kepit të Gjelbër, e përfunduar 0-0, një rezultat që në atë moment ngriti disa pikëpyetje për forcën e Spanjës. Trajneri De la Fuente vendosi ta ruante për shkak të gjendjes fizike të lojtarit, por sapo u rikthye në formacionin bazë, ndryshoi gjithçka.

Me Yamal në krah, Spanja fiton një dimension tjetër në fazën sulmuese. Ai tërheq shpesh dy kundërshtarë, krijon superioritet numerik, detyron mbrojtjet të tërhiqen dhe hap hapësira për shokët e skuadrës falë driblimeve dhe vizionit të jashtëzakonshëm.

Megjithatë, kjo statistikë nuk do të thotë se sukseset e Spanjës varen vetëm nga një lojtar. Forca kryesore e “La Roja”-s është sistemi i ndërtuar nga De la Fuente, një skuadër që kontrollon topin dhe luan me një identitet të qartë. Por prania e Yamal-it nga minuta e parë duket se i jep ekipit një armë shtesë për të imponuar lojën e saj.

Në moshën vetëm 19-vjeçare, sulmuesi i Barcelonës vazhdon të thyejë rekorde dhe të ndërtojë një karrierë të jashtëzakonshme. Tani i mbetet vetëm kapitulli i fundit: finalja e Botërorit 2026, ku një triumf me Spanjën mund ta kthente atë në një kandidat serioz për “Topin e Artë” shumë më herët sesa pritej.

Të gjitha fitoret e Spanjës me Yamal titullar

Europiani 2024:

Spanjë 3-0 Kroaci

Spanjë 1-0 Itali

Spanjë 4-1 Gjeorgji

Spanjë 2-1 Gjermani (pas kohës shtesë)

Spanjë 2-1 Francë

Spanjë 2-1 Angli

Botërori 2026:

Spanjë 4-0 Arabia Saudite

Spanjë 1-0 Uruguai

Spanjë 3-0 Austri

Spanjë 1-0 Portugali

Spanjë 2-1 Belgjikë

Spanjë 2-0 Francë

Një seri perfekte që e vendos Lamine Yamal-in në qendër të suksesit të Spanjës dhe e bën finalen e Botërorit momentin më të madh të një talenti që duket se nuk njeh kufij.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Denonco