Lajmi i fundit

PLUG/ SPAK i pafuqishëm përballë Belës

Si e kualifikoi De La Fuente në finale Spanjën? I kemi qëndruar besnik një ideje

Si e kualifikoi De La Fuente në finale Spanjën? I kemi qëndruar besnik një ideje

20:25, 15/07/2026
ZMADHO TEKSTIN
+ Aa -

Trajneri i Spanjës, Luis de la Fuente, nuk e fshehu krenarinë pas fitores bindëse 2-0 ndaj Francës, rezultat që i siguroi "La Roja"-s një vend në finalen e Kupës së Botës 2026.

Tekniku spanjoll vlerësoi paraqitjen e ekipit të tij, duke theksuar se suksesi erdhi falë besnikërisë ndaj filozofisë së lojës që ai ka ndërtuar prej disa vitesh.

"Tani është e vështirë ta shpreh me fjalë atë që ndiej. Është një përzierje lumturie dhe krenarie. Kur nisëm këtë projekt kishim një ide të qartë dhe i kemi qëndruar besnikë asaj. Pikërisht kjo na ka sjellë deri në finale", deklaroi De la Fuente.

Ai nuk kurseu elozhet për futbollistët, duke e cilësuar Francën si ekipin më të mirë në botë, por shtoi se Spanja zhvilloi një ndeshje perfekte në aspektin taktik dhe teknik.

Heroi i sfidës, Pedro Porro, autor i golit të dytë dhe i shpallur lojtari më i mirë i ndeshjes, tha se sekreti i suksesit ishte loja si skuadër.

Ndërkohë, mbrojtësi Pau Cubarsí theksoi rëndësinë e repartit defensiv, duke kujtuar se Spanja ka pësuar vetëm një gol gjatë gjithë turneut.

Finalja e 19 korrikut do të jetë vetëm e dyta në historinë e Spanjës në një Kupë Bote.

Herën e parë, në vitin 2010, "La Roja" ngriti trofeun më të rëndësishëm të futbollit dhe tani synon të përsërisë historinë.

 

 

 

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Denonco