Arbitri slloven, Slavko Vinçiç, nuk arriti t’i mbante lotët kur mori lajmin se do të drejtojë finalen e Botërorit 2026 mes Spanjës dhe Argjentinës, që do të luhet të dielën në stadiumin ‘MetLife’ Nju Jorkut.
FIFA publikoi një video ku shfaqen arbitrat kandidatët për finalen dhe momenti kur ish-arbitri legjendar, Pierluigi Collina, president i Komitetit të Arbitrave të FIFA-s, shpall emrin e Vinçiçit.
“Të arbitrosh me vijat e arta është diçka e jashtëzakonshme”, tha Collina në anglisht, duke iu referuar uniformës speciale që do të mbajë arbitri i finales.
Sapo dëgjoi emrin e tij, Vinçiç shpërtheu në lot nga emocioni dhe përqafoi kolegët e pranishëm, në një moment që u bë menjëherë viral në rrjetet sociale.
❤️🇸🇮 Slavko Vinčić SE LARGÓ A LLORAR al enterarse que iba a dirigir la Final del Mundo. pic.twitter.com/McQ93eOjFH https://t.co/ejwZomXoA2
— Sudanalytics (@sudanalytics_) July 17, 2026
Ndeshja më e madhe e karrierës
Për 46-vjeçarin slloven, ky është kulmi i karrierës së tij si arbitër. Ai bëhet arbitri i parë slloven në histori që drejton një finale të Kupës së Botës.
Gjatë Botërorit 2026, Vinçiç ka arbitruar tre ndeshje:
Në sfidën mes Meksikës dhe Ekuadorit, ai tërhoqi vëmendjen ndërkombëtare kur përjashtoi mbrojtësin ekuadorian, Piero Hincapié, pasi ky mbuloi gojën gjatë një debati me një kundërshtar, në zbatim të rregullit të njohur si “ligji Vinicius-Prestianni”.
Një karrierë me finale të mëdha
Vinçiç ka një eksperiencë të pasur në ndeshjet më të rëndësishme të futbollit europian.
FIFA i beson ndeshjen e shekullit
Emërimi i Vinçiçit për finalen mes Spanjës dhe Argjentinës konsiderohet një vlerësim i madh nga FIFA për paraqitjet e tij gjatë viteve të fundit.
Ndërsa bota pret duelin mes Lionel Messit dhe Lamine Yamalit, një tjetër protagonist i finales do të jetë arbitri slloven, i cili do të ketë përgjegjësinë të drejtojë ndeshjen më të rëndësishme të futbollit botëror.
Për Vinçiçin, lotët e emocioneve në momentin e emërimit treguan se finalja e Botërorit është një ëndërr e realizuar.
© SYRI.net