Lajmi i fundit

SYRI DIGJITAL/ Të rinjtë marrin drejtimin e PD

 5 golat e shënuar nga distanca më e largët në Kupën e Botës 2026

5 golat e shënuar nga distanca më e largët në Kupën e Botës 2026

17:39, 17/07/2026
ZMADHO TEKSTIN
+ Aa -

Kupa e Botës 2026 ka dhuruar emocione të shumta dhe gola spektakolarë, por disa prej tyre kanë mbetur në kujtesë për distancën e jashtëzakonshme nga e cila janë realizuar.

Sipas të dhënave të topit zyrtar Trionda, është publikuar lista me pesë golat e shënuar nga distancat më të largëta gjatë turneut.

Në krye të renditjes qëndron mesfushori belg Hans Vanaken, i cili realizoi një supergol nga plot 32.45 metra në sfidën ndaj Shteteve të Bashkuara, duke regjistruar goditjen më të largët që përfundoi në rrjetë në këtë Botëror.

Vendin e dytë e mban sulmuesi argjentinas Julian Alvarez, me një gol të shënuar nga 28.18 metra në përballjen ndaj Zvicrës.

Në vendin e tretë renditet Sidny Lopes Cabral, i cili realizoi nga 25.52 metra në ndeshjen mes Argjentinës dhe Kepit të Gjelbër.

Pozita e katërt i takon amerikanit Malik Tillman, autor i një goli spektakolar nga 23.52 metra kundër Belgjikës, ndërsa pesëshen e mbyll një tjetër argjentinas, Enzo Fernandez, që realizoi nga 23.14 metra në gjysmëfinalen ndaj Anglisë.

Goditjet nga distanca ishin ndër momentet më spektakolare të Botërorit 2026, duke treguar cilësinë teknike dhe besimin e futbollistëve për të provuar portën edhe nga mbi 30 metra larg.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Denonco