De la Fuente thumbon Argjentinën para finales: Spanja do të luajë futbollin e vet, pa provokime

De la Fuente thumbon Argjentinën para finales: Spanja do të luajë futbollin e vet, pa provokime

19:04, 17/07/2026
ZMADHO TEKSTIN
+ Aa -

Trajneri i Spanjës, Luis de la Fuente, ka dërguar një mesazh të fortë përpara finales së Kupës së Botës ndaj Argjentinës, duke theksuar se skuadra e tij nuk do të devijojë nga identiteti i lojës që e ka çuar deri në aktin e fundit.

Finalja e madhe do të zhvillohet të dielën në orën 21:00, ndërsa tekniku spanjoll u shpreh i bindur se besnikëria ndaj stilit të lojës është çelësi për të fituar trofeun.

"Jam shumë i qetë dhe i bindur se, nëse i qëndrojmë besnikë idesë që na solli këtu, do të jemi më afër arritjes së qëllimit tonë. Ne dimë të luajmë futboll dhe nuk do të ndiheshim rehat në diskutime apo provokime. Kur kemi topin, duhet t'i japim kuptim lojës, ndërsa pa top duhet të jemi të disiplinuar dhe agresivë për ta rikuperuar sa më shpejt", deklaroi De la Fuente.

Trajneri vlerësoi gjithashtu frymën e grupit, duke theksuar se marrëdhënia e gjatë me shumicën e futbollistëve, që nga ekipet e moshave, ka krijuar një besim të veçantë brenda skuadrës.

"Jemi të kënaqur me atë që kemi arritur, por duam të bëjmë edhe hapin e fundit dhe të fitojmë Kupën e Botës. Çdo ekip do të përdorë armët e veta, ndërsa gjyqtari duhet të zbatojë rregullat dhe të mos lejojë që ndeshja të kalojë kufijtë", shtoi ai.

Në fund, De la Fuente foli edhe për gjendjen fizike të Lamine Yamal dhe Pedro Porro, të cilët janë stërvitur të diferencuar ditët e fundit për shkak të shqetësimeve të lehta muskulore.

Ai u shpreh optimist se të dy do të jenë të gatshëm për finalen, ndërsa për Yamal tha se pret edhe një tjetër paraqitje të madhe në ndeshjen më të rëndësishme të turneut.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Denonco