Lajmi i fundit

LIVE/ Protesta e 49-të radhazi pritet sot në Tiranë: Rama jepe dorëheqjen

Argjentina beson te tradita, zgjedh fanellën klasike për finalen e Botërorit

Argjentina beson te tradita, zgjedh fanellën klasike për finalen e Botërorit

19:01, 18/07/2026
ZMADHO TEKSTIN
+ Aa -

Kombëtarja e Argjentinës do të zbresë në fushë me fanellën e saj tradicionale bardhekaltër në finalen e Botërorit, duke rikthyer uniformën ikonike që e ka shoqëruar në momentet më të mëdha të historisë së futbollit.

Pas përdorimit të fanellës tjetër në faza të caktuara të turneut, kampionët në fuqi kanë vendosur të luajnë ndeshjen vendimtare me fanellën klasike me vijat bardhekaltër, simbol i identitetit të “Albiceleste”.

Ky vendim është pritur me entuziazëm nga tifozët argjentinas, të cilët e konsiderojnë fanellën tradicionale si një ogur të mirë për sfidat më të rëndësishme.

Argjentina luan të dielën në orën 21:00 ndaj Spanjës finalen e Botërorit.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Denonco