Lajmi i fundit

LIVE/ Protesta e 49-të radhazi pritet sot në Tiranë: Rama jepe dorëheqjen

VIDEO/ Alarm para finales së Botërorit, anulohet stërvitja e fundit e Spanjës, lojtarët largohen me shpejtësi nga fusha

VIDEO/ Alarm para finales së Botërorit, anulohet stërvitja e fundit e Spanjës, lojtarët largohen me shpejtësi nga fusha

18:31, 18/07/2026
ZMADHO TEKSTIN
+ Aa -

Vigjilja e finales së Kupës së Botës mes Spanjës dhe Argjentinës po kalon peripeci të pazakonta për ekipet që do të diskutojnë këtë të diel për trofeun me të lakmuar.

Seanca e fundit stërvitore e Spanjës është anuluar sot në momentin kur lojtarët sapo kishin shkuar në qendrën stërvitore për të zhvilluar përgatitjet e fundit para duelit ndaj Argjentinës.

Shkak është bërë një stuhi që shoqërohej me rrufe dhe për shkak të protokollit të sigurisë, është boshatisur menjëherë fusha ku sapo kishin dalë futbollistët.

Fillimisht seanca u shty, por tani është vendosur anulimi i plotë i saj, pasi stuhia do të vazhdojë në atë zonë të Nju Xhersit.

 

 

Ndërkohë, nuk dihet ende çfarë do të ndodhë me Argjentinën e cila kishte të planifikuar një seancë stërvitore gjithashtu pak më shumë se 24 orë para duelit e përballet me të njëjtën situatë klimaterike. Seanca e argjentinasve për momentin është shtyrë.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Denonco