Trajneri i Spanjës/ De la Fuente zbulon planin për markimin e Messit në finale

Trajneri i Spanjës/ De la Fuente zbulon planin për markimin e Messit në finale

20:56, 18/07/2026
ZMADHO TEKSTIN
+ Aa -

Trajneri i Spanjës, Luis de la Fuente, ka bërë të ditur se skuadra e tij nuk do të përdorë një markim individual ndaj Lionel Messit në finalen e Kupës së Botës 2026 kundër Argjentinës.

Pavarësisht se kapiteni argjentinas ka realizuar 8 gola dhe ka dhënë 4 asistime në këtë Botëror, De la Fuente beson se mënyra më e mirë për ta ndalur është përmes organizimit të ekipit dhe jo duke vendosur një lojtar vetëm pas tij.

Trajneri spanjoll tregoi edhe një histori nga takimi i parë me Messin, 22 vite më parë, kur ylli argjentinas ishte vetëm 16 vjeç dhe luante për ekipet e të rinjve të Barcelonës.

“VendosĂ«m njĂ« lojtar pĂ«r ta markuar. NĂ« minutĂ«n e 70-tĂ« ishte 0-0. Pasi lojtari qĂ« e ndiqte mori karton tĂ« verdhĂ«, e zĂ«vendĂ«sova. Brenda 15 minutash Messi shĂ«noi katĂ«r gola”, rrĂ«feu De la Fuente.

Ai shtoi se kjo përvojë nuk do të ndryshojë qasjen e Spanjës në finale.

“A do ta markojmĂ«? Jo. A do t’i kushtojmĂ« vĂ«mendje tĂ« madhe? Po, por njĂ«soj siç do tĂ« duhet ata t’u kushtojnĂ« vĂ«mendje lojtarĂ«ve tanĂ«â€, tha trajneri.

Duke folur pĂ«r yllin e ri tĂ« SpanjĂ«s, Lamine Yamal, De la Fuente theksoi se ai nuk duhet tĂ« krahasohet me Messin. “Messi nuk mund tĂ« pĂ«rsĂ«ritet. Lamine duhet tĂ« jetĂ« Lamine”, deklaroi ai.

Trajneri spanjoll shprehu gjithashtu respekt të madh për Argjentinën dhe Lionel Scalonin, duke refuzuar idenë se kampionët në fuqi përdorin lojë të ashpër.

Sipas tij, Argjentina është një skuadër historike që ka fituar Copa América, Botërorin, Copa América 2024 dhe Finalissiman.

Finalja mes Spanjës dhe Argjentinës do të jetë një përballje mes dy prej skuadrave më të forta të turneut, ku në qendër të vëmendjes do të jetë dueli mes eksperiencës së Messit dhe brezit të ri spanjoll të udhëhequr nga Yamal.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Denonco