Anglia ka zhvilluar një pjesë të parë të jashtëzakonshme ndaj Francës në sfidën për vendin e tretë në Kupën e Botës 2026, duke shkuar në dhomat e zhveshjes me një avantazh të thellë 0-4.
“Tre Luanët” e nisën furishëm takimin dhe gjetën golin që në minutën e 3-të. Declan Rice realizoi një perlë nga distanca, duke shtangur portierin Mike Maignan dhe duke kaluar Anglinë në avantazh.
Në minutën e 18-të, Ezri Konsa dyfishoi shifrat. Pas një krosimi perfekt të Rice në zonë, mbrojtësi anglez u ngrit mbi të gjithë dhe me kokë dërgoi topin në rrjetë.
Franca pati një moment reagimi me Mbappen në minutën e 35-të, por goditja e tij u ndal nga Henderson. Ndërkohë, goli i Saka në minutën e 11-të u anulua për pozicion jashtë loje.
Në minutën e 37-të erdhi edhe goditja e tretë. Marcus Rashford shërbeu për Bukayo Saka, i cili përballë portës së boshatisur nuk gaboi dhe çoi rezultatin në 0-3.
Por drama nuk mbaroi aty. Në shtesën e pjesës së parë, 45+1’, Saka shënoi sërish me një goditje të bukur me të majtën nga hyrja e zonës, duke kompletuar një pjesë të parë perfekte për Anglinë.
🚨🌎 | GOAL: BUKAYO SAKA WITH A BRACE!
— TheGoalsZone (@TheGoalsZone) July 18, 2026
FRANCE HAVE CONCEDED FOUR FOALS IN THE FIRST TIME! WOW!
🇫🇷 France 0-4 England 🏴 https://t.co/w0mBQdiDW5
© SYRI.net