Një ndeshje e çmendur me plot 10 gola ka dhuruar emocione deri në sekondat e fundit. Anglia ka mposhtur Francën me rezultatin 6-4 në sfidën për vendin e tretë të Kupës së Botës 2026, duke siguruar medaljen e bronztë pas një spektakli të rrallë.
Pas avantazhit 4-0 në pjesën e parë, Franca reagoi në fraksionin e dytë me golat e Kylian Mbappé (48', 66') dhe Bradley Barcola (54'), ndërsa Ousmane Dembélé realizoi në minutën e 90+6', duke ngushtuar shifrat në 5-4.
Pak më herët, Bukayo Saka kishte kompletuar tripletën personale nga pika e penalltisë në minutën e 87-të, duke i dhënë frymëmarrje Anglisë në momentin më të vështirë të sfidës.
MegjithatĂ«, nĂ« minutĂ«n e 90+8', Jude Bellingham shĂ«noi golin e gjashtĂ« pĂ«r âTre LuanĂ«tâ, duke vulosur fitoren 6-4 dhe njĂ« ndeshje qĂ« do tĂ« mbetet gjatĂ« nĂ« kujtesĂ« pĂ«r ritmin dhe numrin e golave.
Rezultati përfundimtar: Francë 4-6 Angli.
GOLI I BELLINGHAM: VIDEO
GOLI I DEMBELE: VIDEO
GOLI I TRETĂ I SAKA ME PENALLTI: VIDEO
GOLI I DYTĂ I MBAPE: VIDEO
GOLI I BARKOLA: VIDEO
GOLI I MBAPE: VIDEO
GOLI I DYTĂ I SAKA: VIDEO
GOLI I SAKA: VIDEO
GOLI I KONSA: VIDEO
GOLI I DEKLAN RAJS: VIDEO