Finalja për medaljen e bronzit/ Rice ndëshkon Francën, Anglia kalon në avantazh që në minutën e 3-të

Finalja për medaljen e bronzit/ Rice ndëshkon Francën, Anglia kalon në avantazh që në minutën e 3-të

23:10, 18/07/2026
ZMADHO TEKSTIN
+ Aa -

Anglia ka gjetur golin e avantazhit që në minutat e para të përballjes ndaj Francës për vendin e tretë në Kupën e Botës 2026.

Në minutën e 3-të, Declan Rice realizoi një gol spektakolar nga distanca, duke surprizuar portierin Mike Maignan dhe dërguar topin në rrjetë për rezultatin 0-1.

Mesfushori anglez goditi fuqishëm nga distanca, ndërsa Maignan mbeti i shtangur përballë trajektores së topit, që përfundoi në cepin e portës.

Aktualisht, rezultati është Francë 0-1 Angli, me “Tre Luanët” që kanë marrë një start ideal në sfidën për medaljen e bronztë.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Denonco