Alejandro Garnacho është shumë pranë transferimit tek Aston Villa. Sipas Sky Sports, klubi nga Birminghami ka arritur një marrëveshje me Chelsean për sulmuesin anësor argjentinas.
Transferimi do të realizohet fillimisht në formën e huazimit, me një detyrim blerjeje që pritet të aktivizohet lehtësisht në bazë të kushteve të parashikuara në kontratë. Paketa financiare, e cila përfshin edhe tarifën e huazimit, përmbush vlerësimin që Chelsea i kishte vendosur lojtarit.
Mediat angleze raportojnë se "Blutë" kërkonin rreth 42.6 milionë paundë për kartonin e Garnachos.
22-vjeçari iu bashkua Chelseat vetëm verën e kaluar nga Manchester United për 40 milionë paundë, por aventura e tij në "Stamford Bridge" pritet të mbyllet pas vetëm një sezoni.
Një sinjal i qartë për largimin e tij ishte edhe mungesa në grumbullimin për fazën përgatitore të Chelsea-t. Sulmuesi nuk iu bashkua skuadrës në stërvitjet parasezonale, me klubin që i kishte dhënë kohë për të gjetur një destinacion të ri.
Aston Villa e konsideron Garnachon një përforcim të rëndësishëm për repartin ofensiv dhe beson se ai mund të rikthejë formën që e bëri një nga talentët më premtues të futbollit anglez gjatë kohës së tij te Manchester United.
Zyrtarizimi i marrëveshjes pritet të vijë në ditët në vijim, pasi palët kanë rënë dakord për detajet kryesore të transferimit.
© SYRI.net
Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti: