Momente tmerri për Wanda Nara-n, hajdutët hyjnë në vilën e saj ndërsa fëmijët ndiqnin finalen e Botërorit

Momente tmerri për Wanda Nara-n, hajdutët hyjnë në vilën e saj ndërsa fëmijët ndiqnin finalen e Botërorit

20:43, 22/07/2026

Familja e Wanda Nara-s ka përjetuar momente të vështira, pasi hajdutët kanë hyrë në vilën e saj në Galliate, pranë Novarës, ndërsa pesë fëmijët e saj po ndiqnin finalen e Botërorit 2026 mes Spanjës dhe Argjentinës.

Sipas medieve italiane, ngjarja ndodhi të dielën në mbrëmje, në kohën kur Wanda Nara ndodhej në Nju Jork. Në banesë ishin pesë fëmijët e saj dhe nëna e saj, Nora Colosimo, e cila ishte edhe personi që njoftoi menjëherë autoritetet.

Për fat të mirë, askush nga familjarët nuk pësoi lëndime, edhe pse frika ishte e madhe. Hajdutët arritën të merrnin sende me vlerë, mes tyre ora luksoze, veshje firmato, çanta, si edhe pasaportat dhe dokumentet e udhëtimit të familjes.

"I djemtë janë të gjithë mirë, falë Zotit", shkroi në rrjetet sociale ish-bashkëshorti i Wandës, Maxi López, duke qetësuar ndjekësit pas lajmit.

Menjëherë pas ngjarjes, Wanda Nara u kthye në Itali për t'u ribashkuar me fëmijët e saj. Ndërkohë, karabinierët nisën hetimet dhe po analizojnë pamjet e kamerave të sigurisë si në vilë, ashtu edhe në zonën përreth, me shpresën për të identifikuar autorët.

Në dëshminë e saj para policisë, sipërmarrësja argjentinase deklaroi se grabitësit kishin shkuar drejtpërdrejt në dhomën e saj.

"Shkuan direkt në dhomën time. Më vodhën pasaportat, orët, dokumentet e udhëtimit, sende me vlerë, çanta dhe veshje", u shpreh Wanda Nara para hetuesve.

Autoritetet italiane vijojnë hetimet për zbardhjen e plotë të ngjarjes dhe kapjen e autorëve të grabitjes.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco