Lajmi i fundit

LIVE- Kuvendi në seancë, jashtë protesta e qytetarëve nuk ndalet, nuk tërhiqen as nga dhuna e policisë

Al-Hilal tundon Dembele me ofertë marramendëse, PSG bën lëvizjen e menjëhershme

Al-Hilal tundon Dembele me ofertë marramendëse, PSG bën lëvizjen e menjëhershme

10:23, 23/07/2026

Ousmane Dembele mund të jetë emri i madh i radhës që transferohet në Arabinë Saudite.

Sipas raportimeve të gazetarit Sacha Tavolieri, Al-Hilal ka nisur kontaktet e para me përfaqësuesit e sulmuesit francez për të kuptuar nëse ai është i gatshëm të largohet nga Paris Saint-Germain gjatë kësaj vere.

Nëse fituesi i “Topit të Artë 2025” jep dritën jeshile, klubi saudit pritet të hapë menjëherë negociatat zyrtare me PSG-në, duke përgatitur një ofertë që mund të jetë ndër më të mëdhatë e merkatos së kësaj vere.

Megjithatë, kampionët e Francës nuk kanë ndërmend të heqin dorë lehtë nga një prej lojtarëve të tyre më të rëndësishëm. Drejtuesit e PSG-së po punojnë për t'i ofruar Dembeles një kontratë të re afatgjatë, me synimin për ta mbajtur në "Parkun e Princave" dhe për të shmangur çdo mundësi largimi.

Interesimi i Al-Hilal vjen në një moment kur klubet saudite vazhdojnë të synojnë yjet më të mëdhenj të futbollit evropian, duke përdorur fuqinë e tyre financiare për të bindur emra të rëndësishëm.

Mbetet për t'u parë nëse Dembele do të jetë i gatshëm të nisë një aventurë të re në Lindjen e Mesme apo do të zgjedhë të vazhdojë karrierën te PSG, ku konsiderohet një nga lojtarët kyç të projektit të Luis Enriques.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco